Gjakova e gatshme ta nis vaksinimin

Gjakova

Gjakova e gatshme ta nis vaksinimin

Më: 29 mars 2021 Në ora: 21:19
Foto ilustrim

Stafi mjekësor në Gjakovë janë gati për të filluar vaksinimin.

Fehmije Jaka-Zeka, deklaroi që për një orë mund të nisin këtë proces, pasi të gjitha mjetet i kanë gati, e poashtu edhe stafi janë trajnuar.

Ndërkaq, në Ministrinë e Shëndetësisë, kanë dërguar një rekomandim që në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Qabrat të bëhet dhënia e vaksinave.

Qytetarët e kësaj komune janë të ndarë në mendimin nëse duan të marrin vaksinën.

Fillimisht është planifikuar që të imunizohen stafi mjekësor, që në këtë komunë janë 360, e poashtu edhe personat në moshën mbi 80 vjeç.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat