​Spahiu-Shllaku: Gjakovës i janë dorëzuar 1 mijë doza të vaksinës AstraZeneca

Gjakova

​Spahiu-Shllaku: Gjakovës i janë dorëzuar 1 mijë doza të vaksinës AstraZeneca

Më: 2 prill 2021 Në ora: 10:53
Afërdita Spahiu- Shllaku

1 mijë doza të vaksinës AstraZeneca i janë dorëzuar Komunës së Gjakovës për të vaksinuar profesionistët shëndetësor publik të kësaj komune. E vaksinimi i cili filloi sot edhe për stafin mjekësor në Gjakovë pritet të shkoj mirë.

Drejtoresha e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Afërdita Spahiu- Shllaku tha se nga sot në këtë komunë kanë nisur vaksinimi kundër Covid-19 . Ajo bëri të ditur se fillimisht do vaksinohen punëtorët shëndetësor të kujdesit primar e më pastaj ata të Spitalit të Përgjithshëm në këtë komunë.

Spahiu- Shllaku: I kemi 1 mijë doza të vaksinës AstraZeneca

“Në planifikojmë që sot të nisim zyrtarisht planin shtetëror kundër COVID-19, fillimisht do vaksinohen punëtorët shëndetësor që janë në vijën e parë të frontit gjithsej i kemi 1 mijë doza do vaksinohen punëtorët e kujdesit parësor shëndetësor, spitalit rajonal ‘Isa Grezda’, të Qendrës së Shëndetit Mendor, dhe Qendrën Rajonale të IKSHP-së. shpresojmë dhe urojmë që sa më shpejt të na vijën edhe dozat tjera të vaksinave në mënyrë që të kemi një mbulueshmëri më të madhe të imunizimit të popullatës”, tha ai.

Spahiu-Shllaku tha se me qëllim të respektimit të masave anti-Covid kanë planifikuar që brenda 1 ore të vaksinohen 10 persona.

Derisa është planifikuar qe brenda ditës përmes tri ekipeve të vaksinimit të shpërndahen 100 doza të vaksinës AstraZeneca.

Spahiu- Shllaku: Do të punojmë me orar të zgjatur, do të vaksinohen 100 persona në ditë

“Do të punojmë me orar të zgjatur 12 orësh[...]jemi të pajisur me staf ndihmës po ashtu edhe me mjek të tjerë[...]i kemi 3 ekipe të vaksinimit[...]do vaksinohen 100 persona në ditë”, tha ajo.

Me 24 mijë dozat e dhuruara nga COVAX-i për Kosovën pritet të vaksinohen edhe personat mbi 80 vjeç dhe ata me sëmundje kronike, por këto 1 mijë doza të ofruar për komunën e Gjakovës nuk do mjaftojnë për këtë kategori pasi në listë janë mbi 10 mijë persona.

Spahiu- Shllaku: Mbi 10 mijë qytetarë mbi moshën 80 vjeçe

“Kemi lista gjithçka është gati vetëm jemi në pritje të furnizimit me doza të vaksinës...(qytetar mbi moshën 80 vjeç) i kemi shifrat janë diku mbi 10 mijë”, u shpreh drejtoresha e Shëndetësisë në Gjakovë.

Drejtoresha e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale në Gjakovë, Afërdita Spahiu- Shllaku tha se ditëve të fundit ka shtim edhe të infektimeve por edhe të interesimit për testime.

Brenda një ditë ajo tha se në QKFM kryhen deri në 50 teste rapide, kurse në Qendrën Rajonale të Shëndetit Publik deri në 100 teste PCR.

Spahiu-Shllaku: 700 raste aktive me COVID-19

“ I kemi mbi 700 raste aktive[...]ditëve të fundit vërehet një rritje ka një interesim të madh vërehet një rritje e madhe e numrit të rasteve jemi duke bërë testime në Qendrën Rajonale të Shëndetit Publik dhe në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare jemi duke i bërë testet me antigjen apo rapide të shpejta gjithçka është nën kontroll[...](teste rapide)40-50 varësisht prej kërkesave, po ashtu edhe teste PCR deri në 100 teste”, theksoi ajo.

E që nga dita e martë në Kosovë ka nisur vaksinimi i stafit mjekësor i cili ende po vazhdon në sallën “1 Tetori” në Prishtinë. Të parët që e morën vaksinën AstraZeneca është kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, përfaqësuesja e OBSH-së në Kosovë, Isme Humolli, infektologu, Sali Ahmeti dhe aktori, Selman Jusufi.

Në Kosovë më 28 mars kanë arritur 24 mijë dozat e para të vaksinës AstraZeneca që COVAX i ka dhuruar Kosovës. Sipas planit shtetëror me këto doza do të vaksinohen personeli shëndetësor, kategoria mbi 80 vjeç dhe ata me sëmundje kronike. 

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat