​Sulmohet fizikisht drejtori i Urbanizmit në Gjakovë

Gjakova

​Sulmohet fizikisht drejtori i Urbanizmit në Gjakovë

Më: 3 prill 2021 Në ora: 19:05
Foto ilustrim

Është rrahur drejtori i Urbanizmit në Komunën e Gjakovës, Arben Bakalli.

Bakalli të shtunën është paraqitur në polici ku ka treguar se një person e ka goditur me boks, ku i ka shkaktuar lëndime dhe ia ka thyer syzet.

Rrahjen e Bakallit e ka bërë të ditur për KosovaPress, zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Gjakovës, Nysret Gjurkaj.

Sipas Bakallit deri te konflikti ka ardhur përshkak të një toke ku i dyshuari pretendon se e njëjta është e dajës së tij dhe kërkoi nga drejtori Bakalli që të mos ia jap dikujt tjetër për ndërtim.

“Datë 03.04.2021 rreth orës 15:30, viktima e lartëcekur ( drejtor i urbanizmit ne KK Gjakovë ) është paraqitur ne St.Policor dhe i njëjti ka deklaruar se derisa ishte ne një lokal aty kishte shkuar një person dhe i iu kishte drejtuar atij me fjalët “A nuk gjete dikujt tjetër po bash dajës tim me ja bo qashtu a” dhe pas këtyre fjalëve i njëjti e kishte goditur me boks viktimën duke i shkaktuar lëndime ne hunde dhe ia kishte thyer syzet. Viktima ka pranuar tretman mjekësor . Sipas viktimës deri te konflikti kishte ardhur për shkak te një toke ku i dyshuari pretendon se e njëjta është e dajës se tij dhe kërkon nga viktima qe te mos ia jap dikujt tjetër për ndërtim. I dyshuari është kërkuar mirëpo i njëjti nuk është hasur. Ne lidhje me rastin është kontaktuar prokurori kujdestar”, ka thënë Gjurak.

Policia është duke e hetuar rastin. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat