Mimoza Kusari-Lila nuk e preferon kandidimin për kryetare të Gjakovës

Gjakova

Mimoza Kusari-Lila nuk e preferon kandidimin për kryetare të Gjakovës

Më: 12 prill 2021 Në ora: 23:23
Mimoza Kusari-Lila

Shefja e deputetëve të LVV-së, Mimoza Kusari-Lila ka folur për zgjedhjet lokale dhe për mundësinë e kandidimit të saj për kryetare të Gjakovës.

Kusari-Lila ka thënë se pas tri kandidimeve është koha që të gjendet ndonjë kandidat tjetër por nuk ka përjashtuar edhe një tjetër kandidim nga ana e saj.

“Gjakova mbetet kompasi im në aspektin politik dhe padyshim është vendi ku e kam gjetur inspirimin tim. Konsideroj se pas tri garave nga viti 2009 deri në vitin 2017 ka hapësirë të mjaftueshme që ta përgatisim terrenin për një kandidat tjetër. Megjithatë deri në fund nuk i dihet. Nëse gjej inspirimin ndoshta i futem garës për Gjakovën”, tha ajo në “Debat Plus”.

“Gjakova e meriton një qeverisje më të mirë dhe një qeveri në përputhshmëri me pritjet e njerëzve atje. Kur e shohim se sa është prekur nga migrimi ajo komunë pyetet njeriu se sa ka hapësirë që në atë komunë të aplikohet ndryshimi kur mbetet një gjeneratë tepër e vjetër brenda”, deklaroi ndër të tjera Mimoza Kusari-Lila.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat