18 vjeçari nga Gjakova që u bë sheh

Gjakova

18 vjeçari nga Gjakova që u bë sheh

Më: 15 prill 2021 Në ora: 17:32
Nesemi Dervishdana

Nesemi Dervishdana, sot është 29 vjeçar. Por në kohën kur kishte marrë drejtimin e teqës … ishte vetëm 18 vjeç.

Ai thotë posa ka kryer shkollimin e mesëm të medresesë, i është ofruar detyra e shehut, dhe më pastaj shkaku i obligimeve në teqe, fakultetin e ka kryer me korrespodencë.

Sheh Nesemi Dervishdana, ka treguar historinë e tij që nuk është shumë e zakonshme, që në moshë kaq të re, dikush të bëhet prijës fetar.

“Nganjëherë edhe sot kur t’më pyesin, sa vjeçar je baba sheh, më shkon mendja me u thënë 18. Më kanë ndodhur shumë gjëra në atë moshë”, thotë ai.

Përpos titullit që mori, shehu në moshë të re edhe u martua dhe krijoi familjen e tij.

“Tani jam 29 vjeç. Në kohën kur kam marrë ilafet unë kam qenë 18 vjeçar. Teqja jonë është e vjetër qe katër gjenerata. Unë jam i katërti halife që shërbej në këtë post. Përpara meje ka qenë gjyshi, i njohur si baba Zenel, i cili është bërë edhe dëshmorë. Tash e gëzon edhe titullin Hero i Kombit”.

Gjatë luftës familja Dervishdana ishte shënjestër e forcave militare serbe. Ata kishin vrarë shumë anëtarë të familjes, dhe mashkulli më i madh kishte mbetur në atë kohë Nesimi, që ishte vetëm 7 vjeç.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat