Gjini: Kjo do të jetë gara ime e fundit për të parin e Gjakovës

Gjakova

Gjini: Kjo do të jetë gara ime e fundit për të parin e Gjakovës

Më: 19 prill 2021 Në ora: 23:52
Kryetari i AAK-së, Ardian Gjini

Kryetari i AAK-së, Ardian Gjini, ka thënë se do të garojë edhe për një mandat për të parin e Komunës së Gjakovës.

Ai ka thënë se ky do të jetë mandati i fundit që do ta kërkojë nga qytetarët.

Gjini ka thënë se e ka të qartë se çfarë duhet të punohet në Gjakovë.

“Nuk e di se kush janë kundërkandidatët por do t’i respektoj. Do të garoj jo vetëm me atë që kam bërë për Gjakovën por do t’iu tregoj edhe për ato se çka do të punohet përsëri. Elektorati e ka shprehur një vullnet të vetin më 14 shkurt. Unë do ta ofrojë më të mirën për komunën e Gjakovës. Ajo çka ka ndodhur në Gjakovë për katër vjet do të shpaloset në fushatë”, ka thënë ai, duke shtuar se nëse merr këto katër vjet mandat, do të jenë të fundit për të.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat