​Komuna e Gjakovës mbjellë 400 fidanë për martirët e Mejës: 1 trup për 1 martir

Gjakova

​Komuna e Gjakovës mbjellë 400 fidanë për martirët e Mejës: 1 trup për 1 martir

Më: 22 prill 2021 Në ora: 11:23
Foto ilustrim

400 fidanë për 400 martirët e Mejës ka mbjellë të enjten komuna e Gjakovës për të shënuar Ditën e Tokës.

Fidanin e parë e mbolli kryetari i Komunës, Ardian Gjini, i cili u shpreh i lumtur me aktivitetet që po mbahen për të shënuar këtë ditë.

Gjini ne një prononcim për media kujtoi se masakra e Mejës është më e madhja që ka ndodhur në Kosovë, teksa shtoi se aksioni i sotëm është simbolikë për të shënuar këtë ditë.

Ai tha se kanë zgjedhur rrapin për ta mbjellura në Kompleksin Memorial në Mejë, për shkak të jetëgjatësisë.

Gjini: Në nderim të të rënëve mblodhëm trupat e rrapit

"Jemi tek memoriali në Mejë, është masakra më e madhe që ka ndodhur në Kosovë. Po mbjellim rrap, po mbjellim trupa të rrapit si simbolikë por, në të njëjtën kohë edhe pjesë e rregullimit të mjedisit. Do të kemi edhe aktivitete tjera sot", tha ai.

Ai foli edhe për "Garën për Gjakovë të pastër, që ka nisur më 2 prill.

Gjini: Garën për Gjakovën e pastër e kemi filluar që disa ditë

"Garën për Gjakovë të pastër e kemi filluar që disa ditë, është e përvitshme tani. Jam shumë i kënaqur me punën që po bëjnë kolegët e mi në organizim, më bashkëpunimin me shkollat, me Policinë, me KFOR-in, me FSK-në me të gjithë. Ka marrë Jehonë të jashtëzakonshme, ka marrë jehonë ekzakt sa është edhe vet aktiviteti. Kështu që jam i lumtur në këtë ditë për të gjitha aktivitetet që po bëhen", tha Gjini.

Aksioni i radhës "Ta pastrojmë Shkugëzën", i paraparë për ditën e sotme pritet të fillojë në orën 12.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat