“Jetimat e Ballkanit” në bashkëpunim me komunën e Gjakovës do të ndërtojnë 10 shtëpi për familjet në nevojë

Gjakova

“Jetimat e Ballkanit” në bashkëpunim me komunën e Gjakovës do të ndërtojnë 10 shtëpi për familjet në nevojë

Nga: A.SH Më: 26 prill 2021 Në ora: 15:29
Foto nga takimi

“Jetimat e Ballkanit” së bashku me komunën e Gjakovës do të ndërtojnë 10 shtëpi për famijet në nevojë.

Kështu ka bërë të ditur kryetari i Gjakovës, Ardian Gjini përmes një shkrimi në Facebook, duke thënë se, vlera e këtij projekti më shumë se monetare është një përmbushje shpirtërore. Shuma totale e projektit është 205,000.00€ nga të cilat Komuna e Gjakovës do të participojë 50,000.00€.

Postimi në Facebook:

10 familje me kushte të rënduara ekonomike do bëhen me shtëpi të reja. Jam i lumtur që falë miqve të mirë do të kemi mundësi të krijojmë kushte më të mira për familjet sociale. Këtë mision e nisëm sot me nënshkrimin e Marrëveshjes së Bashkëpunimit dhe Bashkëfinancimit me Shoqatën Bamirëse “Jetimat e Ballkanit” e përfaqësuar nga z.Halil Kastrati.

Vlera e këtij projekti më shumë se monetare është një përmbushje shpirtërore. Shuma totale e projektit është 205,000.00€ nga të cilat Komuna e Gjakovës do të participojë 50,000.00€.

Përzgjedhja e përfituesve do të bëhet nga komisioni i cili do të përzgjedhet nga ana e dy anëtarëve të shoqatës si dhe një anëtar nga Komuna.

Gjithçka do të realizohet brenda këtij viti kalendarik. Nuk janë vetëm 10 shtëpi, brenda tyre do të dëgjohen shumë zëra të lumtur që neve do të na lehtësojnë ndërgjegjen kolektive.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat