Shtohen rastet që qytetarët e Gjakovës sulmohen nga qentë

Gjakova

Shtohen rastet që qytetarët e Gjakovës sulmohen nga qentë

Më: 4 maj 2021 Në ora: 20:52
Foto ilustruese

Nga një qen, Ardian Pozhegu të hënën u sulmua, në rrugën “Nënë Tereza” në Gjakovë.

Pozhegu po thotë që u detyrua të kërkojë tretman mjekësor.

Ky ka treguar se nga qeni endacak nuk u kafshua vetëm ky, por në të njëjtën ditë pësoi edhe një i moshuar tjetër.

Sulmet nga qentë endacak janë shtuar në Komunën e Gjakovës.

Sipas Hamdi Kamerit, mjek në qendrën emergjente të këtij qyteti janë shumë personat që po kërkojnë trajtime mjekësore pas sulmeve nga këto kafshë, çka bën që shifrat të tregojnë një rritje të rasteve në krahasim me vitin e kaluar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat