KRU “Gjakova” nënshkruan katër marrëveshje të rëndësishme për rrjetin e ujësjellësit

Gjakova

KRU “Gjakova” nënshkruan katër marrëveshje të rëndësishme për rrjetin e ujësjellësit

Më: 12 maj 2021 Në ora: 12:57
Foto ilustrim

KRU “Gjakova” në bashkëpunim me Kuvendin Komunal të Gjakovës kanë nënshkruar katër marrëveshje të rëndësishme për rrjetin e ujësjellësit.

Disa nga projektet janë, ndërtimi i Ujësjellësit në Firzë për 42 shtëpi, Ndërtimi i Rrjetit të Ujësjellësit në fshatin Zhub për Qafë Prush, Zylfaj dhe Doganë, ndërtimi i Stacionit të Pompave Shtytëse për fshatin Morinë si dhe Asfaltimi i rrugës  kryesore deri te Objekti Administrativ si dhe Rezervuari në Batushë.

Postimi i plotë

Po vijnë të tjera projekte të rëndësishme për rrjetin e ujësjellësit!

Kryeshefi  Ekzekutiv i KRU “Gjakova” z.Ismet Ahmeti në bashkëpunim me Kuvendin Komunal-Gjakovë, nënshkruan 4 marrëveshje të reja!

Me realizimin e këtyre projekteve jetike, të tjerë  banorë të Komunës së Gjakovës do bëhen me ujë të pijes nga Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Gjakova” si dhe do përfitojnë nga shërbimet tona.

Projektet janë këto;

“Ndërtimi i Ujësjellësit në Firzë për 42 shtëpi”.

“Ndërtimi i Rrjetit të Ujësjellësit në fshatin Zhub për Qafë Prush, Zylfaj dhe Doganë”.

“Ndërtimi i Stacionit të Pompave Shtytëse për fshatin Morinë” .

“Asfaltimi i rrugës  kryesore deri te Objekti Administrativ si dhe Rezervuari në Batushë”.

KRU “Gjakova”,  mbetet e përkushtuar në realizimin e synimeve të saja, në zgjerimin e zonës së furnizimit me ujë cilësorë si dhe shërbime efikase për të  gjithë konsumatorët e saj.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat