KRU “Gjakova” paralajmëron konsumatorët që kanë borxhe se do t’i dërgojë te përmbaruesi

Gjakova

KRU “Gjakova” paralajmëron konsumatorët që kanë borxhe se do t’i dërgojë te përmbaruesi

Më: 24 maj 2021 Në ora: 11:27
KRU “Gjakova”

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Gjakova” njofton se Sektori i Shitjes është duke shpërndarë  vërejtje ndaj konsumatorëve të cilët kanë borxhe të mbledhura, se do t’i dërgojë te përmbaruesi nëse nuk i shlyejnë borxhet.

Njoftimi i plotë:

Vërejtje para ngritjes së Procedures për Ekzekutim tek Përmbaruesi Privat.

Të nderuar konsumator, nga Sektori i  Shitjes na njoftojnë  se jemi duke bërë pregatitjen e lëndëve tek Përmbaruesi Privat për të gjithë  konsumatorët të cilët kanë borxhe të akumuluara duke mos kryer pagesa mujore.

Apelojmë tek konsumatorët se në momentin që pranojnë fakturen e ujit të kryejnë obligimet e tyre në baza mujore si detyrim kundrejtë ujit të shpenzuar, në rast të mos përgjigjjes ndaj obligimeve tuaja,  përkundër dëshirës sonë ne si ofrues i shërbimeve jemi të detyruar  të ngrisim  procedurat  përmbarimore.

Duke mos dashur të ju implikojmë me shpenzime shtesë, ftojmë konsumatorët  që të përmbushin obligimet e tyre  si detyrim ndaj shërbimeve që ju ofrojmë dhe shpenzimit të ujit.

E njëjta vlen për  gjithë zonën ku operon KRU “Gjakova”, Gjakovë, Rahovec, Prizren duke përfshirë të gjitha kategoritë e debitorëve, amvisëri, komerciale, ente dhe industri.

Mbesim me shpresë se njoftimi ynë do të respektohet nga ana juaj!

Faleminderit për mirëkuptim

KRU “Gjakova”sh.a

24.05.2021.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat