Ushtrimet “Defender Europe 21” të premten në këtë vend të Kosovës

Gjakova

Ushtrimet “Defender Europe 21” të premten në këtë vend të Kosovës

Më: 26 maj 2021 Në ora: 16:38
Ushtrimet “Defender Europe 21”

Të premten në Babaj të Bokës në Gjakovë do të mbahet ushtrimi ushtarak “Defender-Europe 21’.

Ministria e Mbrojtjes ka njoftuar se në këtë ngjarje do të marrin pjesë krerët më të lartë të shtetit, përkatësisht presidentja Vjosa Osmani, kryeministri Albin Kurti, ministri i Mbrojtjes Armend Mehaj dhe pjesëtarë të lartë të FSK-së.

Gjithashtu në këtë ushtrim do të marrin pjesë edhe atashe dhe ushtarak të lartë nga ushtria e SHBA-e.

Nga 17 maji e deri më 29 maj, Kosova do të jetë arenë për stërvitje të përbashkëta të forcave të ushtrisë së SHBA-së dhe të Kosovës.

“Defender Europe 2021” është ushtrimi më i madh i SHBA-së pas Luftës së Dytë Botërore, përfshin 16 stërvitje në Evropë, mes tyre edhe në Kosovë.

FSK-ja është përfshirë me 330 pjesëtarë në këtë stërvitje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat