Nagavci vizitoi dy shkolla në Gjakovë

Gjakova

Nagavci vizitoi dy shkolla në Gjakovë

Më: 1 qershor 2021 Në ora: 23:01
Nagavci vizitoi dy shkolla në Gjakovë

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve, ministrja e Arsimit Arbërie Nagavci ka vizituar gjimnazin “Hajdar Dushi” në Gjakovë, ku ka marrë pjesë në një orë mësimore të realizuar përmes platformës shkollat.org, sipas të cilës gjysma e nxënësve zhvillojnë orën duke qenë prezent në klasë dhe gjysma me pjesëmarrje online.

Duke uruar festën e 1 qershorit, ministrja Nagavci u zotua se, krijimi i kushteve për edukim dhe arsim cilësor për të gjithë fëmijët, si një prej tё drejtave themelore të njeriut, është parakusht i punës së saj si ministre e Arsimit.

Ajo gjithashtu foli për ngritjen e cilësisë në mësimdhënie, nëpërmjet krijimit të lehtësirave në mësim-nxënie, ndërlidhjen e programeve me kërkesat e tregut të punës, krijimin e kushteve për zhvillimin e punës praktike dhe përmirësimin e orientimit dhe këshillimit në karrierë.

“Përkushtimi kryesor i jonë vazhdon të jetë sigurimi i shëndetit të nxënësve dhe mësimdhënësve në shkollë, duke qenë se ende ndodhemi në situatë pandemie”, tha ajo.

Nagavci ka vazhduar vizitën në SHMU “Mazllum Këpuska”, në Gjakovë, ku në emër të Ministrisë së Arsimit dhuroi 10 laptopë, të cilët do të përdorën për nevojat e shkollës. Përveç kësaj, ministrja ka ofruar mbështetje për ndërtimin e një salle të Edukatës Fizike meqë kësaj shkolle i mungon një e tillë.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat