KRU “Gjakova” angazhon ekipe në kontrollimin e cilësisë së ujit të pijshëm

Gjakova

KRU “Gjakova” angazhon ekipe në kontrollimin e cilësisë së ujit të pijshëm

Më: 11 qershor 2021 Në ora: 16:05
KRU “Gjakova”

Pas defektit në gypin kryesor  fi 1100 dhe pas rikthimit të furnizimit me ujë, ekipet e Laboratorit të akredituar të KRU “Gjakova” janë angazhuar intensivisht monitorimin dhe kontrollimin e cilësisë së ujit të pijshëm nëpër pika të ndryshme mostrimi.

Njoftimi i plotë:

Pas defektit në gypin kryesor  fi 1100 dhe pas rikthimit të furnizimit me ujë, ekipet e Labortaorit të akredituar të KRU “Gjakova”, intensivisht janë angazhuar në monitorimin dhe kontrollimin e cilësisë së ujit të pijshëm nëpër pika të ndryshme mostrimi.

Është vërejtur një shqetësim tek konsumatorët lidhur me prezencën e fluskave të ajrit që ujit vizualisht i jep një pamje të turbullirës së bardhë, por ne garantojmë që nuk ka vend për shqetësim,vlerat e turbullirës sillen brenda kuotave normale, por prezenca e fluskave të ajrit nëpër gypa bëhet gjiothmonë pas rikthimit të furnizimit për shkakt të presionit te qarkullimit të ujit.

Gjatë 24 orëve bëhet kontrollimi i kualitetit të ujit bazuar në Standardet cilësore aplikative (U.A 16/2012) dhe ato Evropiane (Udhëzimi – Direktiva 98/83/EC) mbi kualitetin e ujit për përdorim nga njerëzit.Kontrollat ditore bazike dhe periodike të parametrave fiziko-kimik dhe bakteriologjik, bëjnë që uji i pijshëm të jetë i sigurtë 100% për konsum nga njeriu.

Me fjal të tjera ndjehuni te sigurtë në konsumim të ujit për pije i cili është jashtëzakonisht cilësor.

KRU “Gjakova”sh.a.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat