Në kishën e "Shën Antonit" në Gjakovë, është celebruar mesha e shenjtë e mbrëmjes

Gjakova

Në kishën e "Shën Antonit" në Gjakovë, është celebruar mesha e shenjtë e mbrëmjes

Nga: Lekë Mrijaj Më: 12 qershor 2021 Në ora: 22:57
Foto nga vendi i ngjarjes

Shën Antoni i Padovës shenjt i gjallë i kishës katolike e grigjës së saj është një mrekullibëres i denjë e Pajtor i gjallë jo vetëm i kishës por edhe i mbarë të varfërve dhe të gjithë të tjerëve që vuajnë nga smundjet e natyrave të ndryshme, fizike, shëndetësore e shpirtërore etj.

Ndaj besimtarët katolikë sikurse në trembëdhjetë martet e shna Nout poashtu edhe sot në këtë event shumë besimtarë morën pjesë me një devocion të thellë në kremtimin e Eukaristisë së këtij Shenjti Mrekullibëres, duke iu lutur me përshpirtëri këtij shenjti për shëndetin, mbarësinë e fatet e të dashurve të tyre si dhe përgjegjësisht për mbarë popullin shqiptar.

Këtë festē në mënyrë të veçantë veq famullisë së Gjakovës po e kremtojn famullia e Binçës së Karadakut, Gllogjanit të Lugut të Baranit si dhe të kryeqytetit-Prishtinës, të cilët famulli për Pajtor të tyre kryesor e kanë të Mrekullueshëlmin Shën Antonin e Padovës.

Kësaj feste i kanë paraprirë njetet të ndryshme si dhe lutjet shpirtërore të bësimtareve të devotshtem për gjatë mesheve të tëra të trembëdhjetë të marteve të Shenjtit Shna Nue, si dhe shtegëtimet e besimtarëve edhe nga famullitë e tjera nëpër Kishat e sipërpermendura ku e bartë emrin ky Pajtor i dashur.

Andaj, sonte, me 12 Qershor 2021 në meshën e orës 18:00 në Kishën e "Shën Antonit" në Gjakovë, në prani të mijëra besimtarëve është celebruar mesha e shenjtë e mbrëmjës e cila është celebruar nga imzot... (e bashkmeshuar nga dom Domenik Qerimi, dom Fran Kolaj, Dom Izak Dodes, fra. Anton Nua ) i cili me përshirtëri e udhëhoqi celebrimin e kësaj meshe tamam me një frymë atmosferë festive me lutje, uratë e këngë të bukura nga kori i famullise së Gjakovës.

Pater Nue Kajtazi, përveç liturgjisë shenjtë e ritualeve tjera kishtare gjatë homelisë së tij, bëri një ekspoze e jetshkrim tejët konkret rreth Shën Antonit të Padovës, i cili siq tha ai, edhe pas afro 800 vjetêsh ky shenjt është i gjallë në mes nesh, në frymëzimet e mrekullitë e tija ndër njerëzimin mbi tokë. Pikërisht e pershkrou gjuhën e tij të pa prishur qe nga ajo ditë e vdekjës gjuhë e cila gjëndet në varrin e tij në Padova të Italisë. Njëkohësisht pater Nou, në mes tjerash tha se Shën Antoni i Padovës gjatë misionit të tij bëri predikime të zjarrta para shumë besimtarëve e njerëzve heretik e mëkatar, duke i ftuar në zbatim të urdhërimeve të Tenzot, e qe nga vet Papa Gregori IX, Shën Antonin e quajti "Arka e Beslidhjes". Shën Antoni në mes tjerash bëri formimin e rregullit françeskan në Padova, si dhe bëri dhe akoma pa ndalë po bën shumë mrekullira të ndryshme sherimi të njerëzve në rrafshin shpirtëror e fizik, duke perfshirë po këtë datë të sotme të Çlirimit të Kosovës nga fuqitë e mëdha ushtarake të Natos tha pater Nue Kajtazi.

Në fund të kësaj meshe solemne është bërë edhe bekimi i fëmijve e të moshuarve, njëkohësisht i falenderoj të gjithë mbeshtetësit pa dallim si dhe të gjithë të pranishmit pjesmarrës në meshën Shënjte të Shna Nout, perfshirë të gjitha famullit e Kosovës me deshirat me të mira, për paqe, shëndet dhe çdo të mirë në mesin e familjeve tona në pergjithësi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat