Gjakovë, e mitura bëhet nënë, babai i foshnjës në arrati

Gjakova

Gjakovë, e mitura bëhet nënë, babai i foshnjës në arrati

Më: 23 qershor 2021 Në ora: 11:09
Foto ilustrim

Në repartin e Gjinekologjisë në Qendrën Universitare të Kosovës, një vajzë e mitur ka lindur fëmijë.

Rasti ka ndodhur mëngjesin e së martës, ndërkaq e mitura raportohet të jetë nga Gjakova.

Policia në raportin 24 orësh ka bërë të ditur se dyshohet se e mitura ka bashkëjetuar me një burrë i cili gjendet në arrati.

“Gjakovë, 22.06.2021-06:30.  Është raportuar se në repartin e gjinekologjisë QKUK, viktima femër kosovare (e mitur) ka lindur fëmijë dhe dyshohet se ka bashkëjetuar me të dyshuarin mashkull kosovar i cilin gjendet në arrati”, ka bërë të ditur policia.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat