Kryetari i Gjakovës: Do të jemi afër familjeve për të dhënë ndihmën tonë

Gjakova

Kryetari i Gjakovës: Do të jemi afër familjeve për të dhënë ndihmën tonë

Më: 25 korrik 2021 Në ora: 15:24
Ardian Gjini

Kryetari i Komunës së Gjakovës, Ardian Gjini, ka shprehur ngushëllime për personat që kanë vdekur në aksidentin që ka ndodhur në Kroaci si dhe u ka uruar shërim të shpejtë të lënduarve.

“Jam i tronditur me ngjarjen tragjike që ndodhi mëngjesin e sotëm në Kroaci. Ishin bashkatdhetarët tanë që ishin nisur nga Gjermania drejtë Kosovës.

Shpreh ngushëllimet e mia më të sinqerta për familjarët e dhjetë viktimave dhe me gjithë zemër uroj që të lënduarit të shërohen sa më shpejtë”.

“Ne jemi angazhuar si institucion lokal që të komunikojmë edhe me autoritetet Kroate dhe do të jemi afër familjeve për të dhënë ndihmën tonë si institucion”, ka shkruar Gjini në rrjetin social Facebook.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat