E rëndë: Sulmohet punëtori i sigurimit fizik të Spitalit të Gjakovës

Gjakova

E rëndë: Sulmohet punëtori i sigurimit fizik të Spitalit të Gjakovës

Më: 4 gusht 2021 Në ora: 08:47
Foto nga sulmimi

Sot rreth orës 2:20 të mëngjesit, është sulmuar fizikisht në vendin e punës punëtori i sigurimit të Spitalit të Gjakovës.

Siç njofton vet institucioni i spitalit, personi i sulmuar ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe është duke e marr trajtimin e duhur mjekësor.

“Për rastin në fjalë është njoftuar edhe policia dhe presim që të ndërmerren veprimet e nevojshëm nga organet kompetente, që sulmuesit të marrin dënimin e merituar. Menaxhmenti i Spitalit dënon ashpër sulmin duke shpresuar që rastet si ky mos të përsëriten, dhe personeli të ndjehen të sigurt ne vendet e tyre të punës”, reagoi Spitali i Gjakovës.

Megjithatë, nuk është bërë e ditur pse ka ardhur deri të sulmi ndërsa spitali ka thënë se ajo është kryer nga “persona të pandërgjegjshëm”.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat