Zjarr i madh shpërthen në hyrje të Gjakovës

Gjakova

Zjarr i madh shpërthen në hyrje të Gjakovës

Më: 5 gusht 2021 Në ora: 15:38
Pamje nga vendi i ngjarjes

Një zjarr i madh është ndezur në afërsi të një fabrike në hyrje të Gjakovës.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjakovës, Nusret Gjurkaj, ka dhënë se zjarrfikësit dhe policia janë në në vendin e ngjarjes.

Gjurkaj ka thënë se nuk dihet ende shkaku i zjarrit, por se po punojnë për ta shuar atë.

Nuk dihet as nëse ka ndonjë të lënduar që mund të ketë qenë në afërsi të vendit ku ka shpërthyet zjarri.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat