Njoftim me rëndësi nga KRU “Gjakova”

Gjakova

Njoftim me rëndësi nga KRU “Gjakova”

Më: 25 gusht 2021 Në ora: 12:58
Foto ilustrim

KRU Gjakova ka njoftuar të gjithë konsumatorët të cilët i kryejnë pagesat përmes transaksioneve të bankës (E-banking), në përshkrimin që iu kërkohet tek transaksioni përveç emrit dhe mbiemrit, i rëndësishëm është kodi apo numri referent i konsumatorit, i cili është i shënuar në ç’do faturë.

Njoftimi i plotë:

Njoftim me rëndësi, rreth mënyres së pagesave nëpërmjet bankes.

KRU Gjakova njofton të gjithë konsumatorët të cilët i kryejnë pagesat përmes transaksioneve të bankës (E-banking), në përshkrimin që iu kërkohet tek transaksioni përveç emrit dhe mbiemrit, i rëndësishëm është kodi apo numri referent i konsumatorit, i cili është i shënuar në ç’do faturë.

Për konsumatorët fizik numri referent është gjashtë shifror A XXXXXX, kurse për konsumatorët juridik numri referent është katër shifror B XXXX .

Për çdo konsumatorë numri referent është i veçantë i cili është kodi që identifikon konsumatorin në databazën tonë.

Disa pagesa janë të panjohura për ne në mungesë të të dhenave adekuate, andaj kërkojmë nga konsumatorët të identifikojnë numrin e saktë të kodit të tyre si referencë për pagesa të shërbimeve të ujit.

KRU “Gjakova” si gjithnjë falenderon konsumatorët për bashkëpunimin e treguar në vazhdimsi.
25.08.2021.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat