Familja Abrashi në hall me ujin e Lumit Krena

Gjakova

Familja Abrashi në hall me ujin e Lumit Krena

Më: 27 gusht 2021 Në ora: 22:24
Foto ilustrim

Familja Abrashi nga Gjakova po fajëson komunarët për mos kompletimin e një muri për rreth lumit Krena, që kalon prapa shtëpisë së tyre.

Ani se kanë kaluar disa vite që ky projekt ka nisur, aty nuk është bërë zgjidhje.

E këta e ndërtuan sërish një mur për ta mbrojtur shtëpinë nga vërshimet e muajve të ftohtë.

Por edhe me të, nuk bën zgjidhje, meqë u rrëzua të martën e 10 gushtit.

Edhe përbrenda shtëpisë, qarjet e plasaritjet janë të shumta, andaj për këtë familje pesëanëtarshe ky objekt po konsiderohet i pabanushëm.

Këta banorë tashmë kanë bërë disa kërkesa në nivel komunal por edhe qendror.

Të parët i tha televizonit se janë në pritje të mbështjetjes financiare nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, e cila siç tha Drejtori i Shërbimeve Publike, Shkumbin Kastrati, është premtuar tashmë.

Ndërkohë, nga Zyra për Media e Ministrisë thanë se janë në pritje të një vendimi nga Qeveria për bartjen e mjeteve financiare.

“Bazuar në Buxhetin e Rishikuar të Kosovës për vitin 2021, për projektin “Rregullimi i shtratit të lumit Krena”, për vitin 2022 janë ndarë buxhet në vlerë prej 250,000.00 €”.

Sipas tyre, edhe në 2023-ën për këtë projekt priten të ndahen 700 mijë euro.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat