20-vjeçares që vdiq nga Covid-19, këtë javë i vdiq edhe babai

Gjakova

20-vjeçares që vdiq nga Covid-19, këtë javë i vdiq edhe babai

Më: 28 gusht 2021 Në ora: 13:33
Rumejsa Hoxha

R.H, një 20 vjeçare nga Gjakova ka vdekur si pasojë e COVID-19.

Lajmin e ka konfirmuar doktoresha e Mjekimit Intensiv, Agreta Gecaj-Gashi.

Ajo tha se vajza ka qenë duke u trajtuar në Mjekimin Intensiv në QKUK, ndërsa ka vdekur sot si pasojë e COVID-19.

“Po ka vdekur sot, si pasojë e COVID-19”, tha Gecaj.

Një familjare ka njoftuar se brenda kësaj jave viktimës i ka vdekur edhe babai, ndonëse nuk dihet arsyeja e vdekjes së tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat