“Detyroi të miturën për akt seksual”, një muaj paraburgim për të dyshuarin

Gjakova

“Detyroi të miturën për akt seksual”, një muaj paraburgim për të dyshuarin

Më: 1 shtator 2021 Në ora: 15:09
Foto ilustrim

Gjykata Themelore në Gjakovë ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Gjakovës, duke i caktuar masën e paraburgimit një muaji të pandehurit K.N., për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale të dhunimit.

“Me datë 30.08.2021, në orët e vona të mbrëmjes, në një shtëpi të pa banuar në Gjakovë, ka detyruar personin tjetër, të miturën ……., për të kryer akt seksual”, njofton Gjykata.

Me këto veprime i pandehurit K. N., dyshohet të ketë kryer veprën penale “Dhunimi” nga neni 227 paragrafi 4, nen paragrafi 4.8 lidhur me paragrafin 1, vepër kjo e sanksionuara me Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Palët kanë të drejtën e ankesës ndaj këtij vendimi në Gjykatën e Apelit të Kosovës.

Një vajzë e raportuar si e zhdukur më 26 gusht është paraqitur dje në stacionin policor në Gjakovë dhe e njëjta ka deklaruar se ka qenë e dhunuar nga një mashkull, ka njoftuar dje policia.

Për rastin në fjalë u prangos K.N., 25 vjeçar, i cili tani ndodhet në paraburgim.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat