Familjari flet për tragjedinë në Ujz të Gjakovës, ku vdiqën dy fëmijë

Gjakova

Familjari flet për tragjedinë në Ujz të Gjakovës, ku vdiqën dy fëmijë

Më: 8 shtator 2021 Në ora: 11:19
Foto nga vendi i ngjarjes

(E plotësuar 14:17) - Dy fëmijë të moshës 12 dhe 13 vjeç kanë vdekur, ndërsa tre të tjerë kanë mbetur të lënduar nga zjarri që përfshiu shtëpinë në fshatin Ujz të Gjakovës.

Familjari i tyre, Bashkim Sadriaj, ka treguar që zjarri ka qenë shumë i madh dhe shumë shpejt e ka përfshirë pjesën e shtëpisë ku ndodheshin fëmijët.

“Rasti ka ndodhur rreth orës 08:00 të mëngjesit. Dikush prej familjarëve e ka parë tymin dhe nuk kemi pasë mo shans mu afru aty, pasi shtëpia u kaplua nga flakët. Rryma e ka shkaktuar tjetër çka s’ka pasë”.

“Fëmijët kanë qenë në gjumë, zjarri ka qenë shumë i madh”, ka treguar Sadriaj.

***

Dy fëmijë të moshës 10 dhe 13 vjeçar kanë vdekur si pasojë e një zjarri që ka kapluar një shtëpi në fshatin Ujz të Gjakovës.

Përpos viktimave janë edhe tre persona që kanë pësuar lëndime trupore.

Një nga ta ka lëndime më të rënda, i cili është prindi i njërit prej viktimave.

Kështu bëri të ditur Lumni Graishta, drejtori i Policisë për rajonin e Gjakovës.

“Përpos dy viktimave, i kemi edhe tre persona që kanë marrë lëndime trupore. Sipas ekipit mjekësor me të cilin kemi kontaktuar njëri nga ta ka lëndime më të rënda, por jashtë rrezikut për jetën. Ky që ka lëndime më të rënda është prindi i njërit nga viktimave”.

***

Dy fëmijë, një i moshës 12 dhe 13 vjeçarë kanë vdekur sot në fshatin Ujz të Komunës së Gjakovës pasi shtëpia ishte përfshirë nga zjarri.

Kështu ka bërë të ditur, zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Gjakovës, Nystret Gjurkaj.

Image

“Rreth orës 09:05 policia Rajonale në Gjakovë ka pranuar njoftim se në fshatin Ujz, KK. Gjakovë një objekt është përfshire nga zjarri. Patrulla policore se bashku me ekipin e zjarrfikësve kane arritur ne vendngjarje. Dyshohet qe brenda objektit që ishte i përfshirë nga zjarri kane mbetur dy persona te mitur, ekipet e Zjarrfikësve janë duke bere përpjekje ta lokalizojnë zjarrin dhe sipas zjarrfikëseve dyshohet se brenda gjinden dy persona të karbonizuar( djegur). Ne vendngjarje janë dalë të gjitha ekipet relevante policore, si dhe Prokurori Kujdestar i Shtetit”, tregon Gjurkaj.

Image

***

Një shtëpi është kapluar nga zjarri në fshatin Ujz të Gjakovës.

Dyshohet se nga zjarri kanë vdekur dy fëmijë të moshave 12 dhe 13 vjeçare.

Por, akoma nuk ka konstatim të mjekut.

Policia ka dalë në vendin e ngjarjes në ora 09:30.

Kështu bëri të ditur drejtori rajonal i Policisë në Gjakovë Lumni Graishta.

“Po presim akoma konstatimin e mjekut. Pjesa e shtëpisë ku dyshohet se janë viktima akoma është e paqasshme shkaku i zjarrit”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat