Vdekja e dy fëmijëve nga zjarri/ Gjini: Një tragjedi e rëndë na ka goditur sot

Gjakova

Vdekja e dy fëmijëve nga zjarri/ Gjini: Një tragjedi e rëndë na ka goditur sot

Më: 8 shtator 2021 Në ora: 12:50
Ardian Gjini

Dy fëmijë sot kanë vdekur pasi që shtëpia u kaplua nga zjarri në fshatin Ujzi të Gjakovës.

Për këtë ka reaguar kryetari i Komunës së Gjakovës, Ardian Gjini i cili e ka quajtur tragjedi lajmin për vdekjen e tyre.

Ai tha se vdekja e tyre lë zbrazëti të madhe në zemrat e familjeve të tyre por edhe të gjithë bashkëqytetarëve.

“Një tragjedi e rëndë na ka goditur sot! Një dhjetëvjeçar dhe një trembëdhjetëvjeçar nga Ujzi u shuan sot në një aksident zjarri, duke lënë zbrazëti të madhe në zemrat e familjeve të tyre, por edhe të gjithë shokëve e bashkëqytetarëve. U shpreh ngushëllime të sinqerta familjeve dhe të gjithë atyre që njohën dy të rinjtë të cilët humbën jetën në këtë aksident”, ka shkruar Gjini në “facebook”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat