Kumt i kobshëm vdekja tragjike e dy fëmijëve

Gjakova

Kumt i kobshëm vdekja tragjike e dy fëmijëve

Nga: Bejtullah Sokoli Më: 8 shtator 2021 Në ora: 20:30
Gjakovë

Shumë dhimbje e mllef ndjej sot për jetën e këputur të dy fëmijëve nga Ujzi i Gjakovës, njëri 12 dhe tjetri 13 vjeç.

Sot,dy fëmijëve ëndrrat e jetës iu ndërprenë ende pa filluar mirë. Atyre iu ndërpre jeta në mënyrë tragjike në flakët e zjarrit.

Dy jetë të humbura sot nuk mund të kthehen. Sot mund të lutemi për shpirtin e tyre dhe të ngushëllojmë familjet e tyre.

Por, neve tjerëve shumë punë na mbetet të bëjmë të mos përsëriten ngjarjet e tilla të kobshme dhe tragjike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat