Gjini: Do të fitoj, sepse qytetarët e Gjakovës e kanë parë dallimin

Gjakova

Gjini: Do të fitoj, sepse qytetarët e Gjakovës e kanë parë dallimin

Më: 17 shtator 2021 Në ora: 01:07
Ardian Gjini

Kryetari aktual i Gjakovës, Ardian Gjini i cili garon edhe për një mandat qeverisës nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka thënë se në vitin 2017 arsyet pse i ka fituat zgjedhjet kanë qenë të dyfishta, ka qenë fushata , dhe vetë Kusari-Lila

Në vitin 2017 arsyet pse unë i kam fitu zgjedhjet kanë qenë të dyfishta, ka qenë fushata , po ka qenë edhe vetë Kusari-Lila, e cila ka qeveris tre vjet e gjysmë, o shku në Prishtinë, është kthye në garë, dhe unë nuk do ti kisha fituar zgjedhjet në 2017, sikur Kusari-Lila të kishte qeverisur si duhet”. tha Gjini

Tutje Gjini tha se do të fiton në Gjakovë, pas qytetarët e kanë parë dallimin e madh në punë e transparencë.

Tash do ti fitojë zgjedhjet unë, sepse qytetarët e Gjakovës e kanë parë një dallim jashtëzakonisht të madh, dallimi është enorm, qoftë në shifra, punë , transparencë, qoftë në punë për njerëzit, qoftë në respekt për njerëzit, qoftë në mënyrën se si kryetari i komunës, kujdeset për gjithçka që është e komunës. D.m.th. e kanë pa dallimin, dhe ne do ti shohim rezultatin, i kemi edhe 30 ditë kurrë mos harroni me pas pasur punë të mirë në 2017 nuk kisha fitu unë, po kish fitu Mimoza, “Now she doesn’t stand a chance”, tha Gjini.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat