Kandidatët për kryetar të Gjakovës japin premtime për ndërtimin e çerdheve

Gjakova

Kandidatët për kryetar të Gjakovës japin premtime për ndërtimin e çerdheve

Më: 23 shtator 2021 Në ora: 21:59
Kandidatët për kryetarë të Gjakovës

Kandidatët për kryetarë të Gjakovës ka dhënë premtimet e tyre për ndërtimin e çerdheve në këtë komunë.

Shumica e kandidatëve kanë premtuar ndërtim të çerdheve në zonat rurale të Gjakovës.

Kandidatja e Lëvizjes Vetëvendosje për komunën e Gjakovës, Mimoza Kusari- Lila, ka thënë se planifikojnë që të hapin çerdhe në katër fshatra e po ashtu edhe në qytet.

“Shpërndarja e çerdheve në Gjakovë lë shumë për të dëshiruar. Parashohim hapjen e çerdhes publike në Damjan, Ponoshec, Rogovë, Skivjan e gjithashtu një çerdhe shtesë publike në qytet”

Fazli Hoxha nga Nisma Socialdemokrate ka thënë se planifikojnë ndërtimin e 8 çerdheve.

“Ne në programin tonë kemi planifikuar 8 çerdhe, katër në qytet dhe katër në fshatra. Në qytet i kemi katër çerdhe ndërsa në zonat rurale duhet ta shohim numrin e banorëve dhe aty do të vendosim për ndërtimin e tyre”, ka thënë Hoxha

Në anën tjetër Ferdinand Kolaj nga Partia Shqiptare Demokristiane e Kosovës tha se i kanë planifikuar 4 çerdhe.

“Po ne kemi paraparë çerdhe, i kemi planifikuar katër edhe në zonat rurale sepse nuk ka çerdhe. Është një por ende nuk është funksionalizu. Nënat e reja që janë profesioniste nuk kanë kujt të ia lënë fëmijët dhe si rrjedhojë ajo del nga tregu i punës. Pra përveç kësaj në qytet duhet edhe në katër zona rurale”, ka premtuar Kolaj.

Po ashtu edhe Ardian Gjini nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka thënë se Gjakova ka nevojë për më shumë çerdhe.

“Para një jave është hapur çerdhja e parë në Gjakovë pas 40 viteve. Në 81-tën është hapur e para e para një jave e dyta. Në Novosellë jemi duke e hapur të tretën, në Çabrat në atë që e përmendët jemi duke e hapur tjetrën, definitivisht duhet më tepër çerdhe. Po ju tregoj që trendi i rritjes se çka po flitet është i jashtëzakonshëm”

Ndërkaq Teki Shala nga LDK ka thënë se në secilin regjion të gjakovës planifikojnë të ndërtojnë çerdhe.

“Ne kemi në plan që në të gjitha regjionet të ngritët nga një çerdhe”, ka thënë Shala.

Edhe Arbënesha Kuqi nga PDK ka thënë se në programin e tyre planifikojnë çerdhe në zonat rurale.

“E kemi në planin tonë qeverisës që sidomos në zonën rurale të hapen çerdhet”, ka premtuar Kuqi.

Kandidatët e partive politike, të cilët synojnë të marrin udhëheqjen e Gjakovës diskutojnë në #DebatPernime për planet e tyre pas zgjedhjeve të 17 tetorit.

Të ftuar në DebatPernime janë kandidatët për kryetar të komunës së Gjakovës: Arbënesha Kuqi nga PDK; Ardian Gjini nga AAK; Fazli Hoxha nga Nisma Socialdemokrate; Ferdinand Kolaj nga PShDK; Mimoza Kusari Lila nga LVV dhe Teki Shala nga LDK.

Përballë kandidatëve për kryetar të komunës do të jenë edhe kandidatet për asambliste në Kuvendin Komunal të Gjakovës: Genta Domi Hoxha nga LDK; Lirianda Dahsyla nga PDK; Nita Efendia Brovina nga AAK; Saranda Alimusaj nga Nisma Socialdemokrate; Time Hasani nga LVV dhe Valerije Kola nga PShDK.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat