Kusari-Lila: “Të punojmë që Evropën ta kemi në Kosovë”

Gjakova

Kusari-Lila: “Të punojmë që Evropën ta kemi në Kosovë”

Më: 9 maj 2017 Në ora: 16:06
Komuna e Gjakovës janë organizuar një sërë aktivitetesh të cilat kanë spikatur vlerat evropiane të vendit tonë.

Me rastin e shënimit të 9 Majit, ditës së Evropës, në Komunën e Gjakovës janë organizuar një sërë aktivitetesh të cilat kanë spikatur vlerat evropiane të vendit tonë, por edhe domosdoshmërinë e? integrimeve, zhvillimit dhe proceseve avansuese drejt Bashkimit Evropian. 

Pjesë e këtyre aktiviteteve ishte edhe tryeza e organizuar nga Agon Batusha, në kuadër të projektit “Eurpean Dream”, me pjesmarrje të Kryetarës së Komunës së Gjakovës, Mimoza Kusari Lila, znj. Besa Luzha nga shoqëria civile dhe Lirim Zorra profesor në kolegjin ISPE.

Panelistët në përgjithësi kanë diskutuar rreth hapave konkrete që duhet ndërmarrë nga Institucionet dhe Shoqëria Civile për të ndërtuar më shpejtë dhe më sigurtë të sotmën dhe të nesërmen evropiane për gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës. 

Me këtë rast Kryetarja Mimoza Kusari Lila, është shprehur se sot në ditën e Evropës duhet të kuptojmë se sa arsye kemi për të numruar punët që duhet bërë , në mënyrë që t’ju japim arsyen të rinjëve që të rrinë në Kosovë dhe Evropën ta kemi në Kosovë. “ Njëri ndër problemet se si Evropa e trajton Kosovën ka të bëjë me kriteret që i shtohen vendit tonë siç është rasti i fundit me kërkesën për demarkacion, përderisa kriteret që janë shumë specifike, si lufta ndaj korrupsionit, reforma në sistemin e drejtësisë dhe zhvillimi ekonomik, vazhdojnë të mbesin qështje pa përparim shumë të madh”, është shprehur Kusari – Lila. 

Sa i takon Komunës së Gjakovës , kryetarja Mimoza Kusari Lila, ka përmendur disa qështje  konkrete të cilat janë trajtuar nga qeverisja lokale në Gjakovë dhe në të cilat është shënuar progres i konsiderueshëm si: Transparenca dhe lufta ndaj korrupsionit, ku Komuna e

Gjakovës në vazhdimësi ka punuar në forcimin e kapaciteteve të administrates, përmirësimin e infrastrukturës, lehtësimin e të bërit biznes, zvogëlimin e ekonomisë formale, promovimin e investimeve, grantet për biznese dhe subvencionet në bujqësi, ngritjen e transparencës, bashkëpunimin me shoqërin civile, riintegrimin e personave të riatdhesuar dhe shumë qështje të tjera që janë kritere për integrime evropiane.

Për këndvështrimin e shoqërisë civile ka folur znj. Besa Luzha e cila ka vequar sfidat dhe kërkesën e qytetarëve për levizje të lire, kurse nga profesori i Kolegjit ISPE, z. Lirim Zorra u paraqit mendimi shkencor rreth historikut dhe të ardhmes së BE-së. 

Aktivitetet për Ditën e Evropës në Gjakovë, kanë vazhduar edhe me shpalosjen e instalacionit “Kosova: Shoqëri e izoluar” si dhe me një panair të organizatave të shoqërisë civile.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat