MAPL ndihmon Gjakovën

Gjakova

MAPL ndihmon Gjakovën

Nga: B.S Më: 17 maj 2017 Në ora: 10:56
Zëvendësministri i Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal, Bajram Gecaj, dhe kryetarja e Komunës së Gjakovës, Mimoza Kusari-Lila

Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal ka nënshkruar marrëveshje mirëkuptimi për Komunën e Gjakovës, përcjell Bota sot.

Këtë e ka bërë të ditur Zëvendësministri Bajram Gecaj përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, ku shihet nga nënshkrimi me Mimoza Kusari Lilën.

Postimi i tij i plotë:

Zëvendësministri i Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal, z. Bajram Gecaj, dhe kryetarja e Komunës së Gjakovës, znj. Mimoza Kusari-Lila, kanë nënshkruar marrëveshje mirëkuptimi për financimin e projektit, “Ndërtimi – Asfaltimi i një aksi të rrugës – Lagja Hoxhaj, fshati Batushë”.

Nënshkrimi i marrëveshjes së mirëkuptimit mes Zëvendësministrit Gecaj dhe kryetares Kusari-Lila, u realizua në kuadër të mbështetjes të MAPL-së, për financimin e projekteve kapitale në Komunat e Kosovës./BS/

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat