Komuna e Gjakovës bëhet me aparat digjital për ofrimin e dokumenteve dhe shërbimeve komunale

Gjakova

Komuna e Gjakovës bëhet me aparat digjital për ofrimin e dokumenteve dhe shërbimeve komunale

Më: 17 maj 2017 Në ora: 17:17
Mimoza Kusari-Lila gjatë inagurimit

Kryetarja e komunës së Gjakovës, Mimoza Kusari-Lila, sot ka bërë inagurimin e aparatit digjital për ofrimin e dokumenteve dhe shërbimeve komuale. Gjatë këtij inagurimi kryetarja Kusari-Lila është shprehur se pikërisht në këtë periudhë kohore kur pritet të filloj edhe fluksi i bashkëatëdhetarëve, qytetarët do të kenë mundësi që të nxjerrin dokumentet e nevojshme të gjendjes civile për 24 orë në cdo ditë të javës. Kusari-Lila po ashtu ka theksuar që pritet shumë shpejtë që të funksionalizohen edhe aparata tjerë digjital që do të vendosen në qytetin e Gjakovës.

Aparati digjital ju ofron shërbime si: 

                   
• Dokumentet nga sektori i gjendjes civile (certifikatë te lindjes, ekstrakt i lindjes nga regjistri qendror, certifikatë e martesës, certifikatë e shtetësisë, certifikatë e vendbanimit)
• Gjendja e tatimit në pronë
• Qasje në ëëë.gjakovaportal.com (informata rreth qytetit të Gjakovës dhe projekteve komunale)
• Qasje në drejtimin e kërkesave për komunën e Gjakovës

Komuna e Gjakovës përmes sistemeve digjitale po integrohet çdo ditë e më shumë në funksionin e qytetit të mençur!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat