Me homazhe e nderime përkujtohen të gjithë dëshmorët e komunës së Gjakovës

Gjakova

Me homazhe e nderime përkujtohen të gjithë dëshmorët e komunës së Gjakovës

Më: 17 maj 2017 Në ora: 18:15
Mimoza Kusari – Lila gjate homazheve

Në komunën e Gjakovës sot është shënuar 17 Maji, dita e dëshmorëve të Gjakovës. Me këtë rast, kryetarja e komunës së Gjakovës Mimoza Kusari – Lila e shoqëruar edhe nga bashkëpunëtorët e saj ka bërë homazhe dhe ka vendosur kurora me lule tek Lapidari “Shokët e Lirisë” si dhe tek varrezat e dëshmorëve.

Duke e vlerësuar lartë kontributin dhe sakrificën e heronjve dhe dëshmorëve të kombit, kryetarja Kusari – Lila ka thënë se 17 Maji është një ditë e veçantë për faktin se na rikujton rrugën e vështirë dhe plot vuajtje për lirinë dhe pavarësinë e vendit. Megjithatë, ajo ka shtuar se nuk duhet të jetë vetëm një ditë e shënuar në kalendar që përkujton dhe nderon heronjtë e dëshmorët, por duhet të jenë të gjitha ditët e vitit që duhet të shërbejnë për një gjë të tillë.

Po sot, kryetarja e komunës së Gjakovës Mimoza Kusari – Lila ka qëndruar edhe në fshatin Shqiponjë, ish – Jabllanicë me ç ‘rast ka marrë pjesë në aktivitetet e zhvilluara në përkujtim të 18 vjetorit të çlirimit të këtij fshati. Fillimisht kryetarja Kusari – Lila ka bërë homazhe dhe ka nderuar në Kompleksin Memorial të Dëshmoreve të Shqiponjës, e më pastaj ka marrë pjesë në Tubimin Përkujtimor të zhvilluar po në këtë fshat. Në fjalën e saj para të pranishmëve, kryetarja Kusari – Lila ka rikujtuar se është koha e fundit që të gjithë së bashku të mendojnë për një të ardhme më të mirë të vendit tonë. “Duke mos u mjaftuar me atë që është bërë deri me tani, të gjithë ne duhet të këndellemi që të bëjmë edhe më shumë, jo vetëm për ta nderuar këtë vend të shenjtë e këtë kompleks memorial, por të gjithë të marrim mbi supe një obligim të vetëm, që të ndërtojmë këtë vend në mënyrën më të mirë dhe më të drejtë, që të përmbushim ëndrrën e këtyre trimave që prehen të qetë dhe bashkë të trasojmë rrugën për fëmijët tanë  që kërkojnë të sotmen dhe të nesërmen ta kenë më të mire dhe më të sigurtë”, ka thënë mes tjerash Kusari – Lila.

Ndryshe, në këtë aktivitet, por kryetares Mimoza Kusari – Lila, kanë marrë pjesë dhe kanë mbajtur fjalë rasti edhe kryetari në detyrë i Kuvendit të Kosovës, njërit kryetari i PDK-së Kadri Veseli si dhe ish – komandanti i Zonës Operative të Dukagjinit, kryetari i AAK-së Ramush Haradinaj.

Image
Aktiviteti i zhvilluar në përkujtim të 18 vjetorit të çlirimit 
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat