Partia Fjala hap fushatën në Gjakovë, prezenton tetë kandidatët e saj nga qyteti i Gajkovës

Gjakova

Partia Fjala hap fushatën në Gjakovë, prezenton tetë kandidatët e saj nga qyteti i Gajkovës

Më: 5 qershor 2017 Në ora: 13:33
Fjala Gjakovë

Partia FJALA hap fushatën në Gjakovë, prezenton tetë kandidatët e saj nga qyteti i Gajkovës.

Partia FJALA sot bëri hapjën e fushatës së saj në qytetin e Gjakovës, ajo para mediave dhe qytetarëve të Gjakovës prezentoi tetë kandidatët që vinë nga qyteti i Gjakovës, kandidat këta me kuadro të larta intelektuale si specialista në lëmin e mjekësisë, inxhiniera, mësimdhënëse e magjistra.

Kryetari i Partisë FJALA Dr.Gëzim Kelmendi tha se me kandidatët që i kemi në Gjakovë sidomos ata në lëmin e mjkësisë do të bejmë ndryshime të mëdha në sektprin e shëndetësisë kur dihet se në çfarë gjendje kemi sot ne shëndetësinë.

Tutje Kelmendi tha së njejtë sikurse në qytetet e tjera edhe në Gjakovë, Partia FJALA nuk i thirri qytetarët në tubime por do të shkoj vet tek qytetarët duke dëgjuar brengat e tyre dhe duke vizituar lokalet-bizneset e tyre.

Kandidatët nga Gjakova janë:
Florik Haxhikadija
Doktor i Veterinës,
Edmond Halili
Doktor
Specialist i Kardiologjisë,
Jehona Behrami
Mësimdhënëse,
Florin Halili
Inxhinier i Ndërtimtarisë dhe Infrastrukturës,
Musa Halilaj
Doktor,
Specialist i Mjekësisë Familjare,
Fatjona Berisha
Magjistre e Letërsisë dhe Gjuhës Angleze,
Blendi Bordoniqi
Profesor
Magjistër i Muzikës,
Shkelzen Halilaj
Administratë Publike

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat