Partia e Drejtësisë kërkon besimin e qytetarëve në Gjakovë

Gjakova

Partia e Drejtësisë kërkon besimin e qytetarëve në Gjakovë

Më: 6 qershor 2017 Në ora: 12:39
Partia e Drejtësisë ne Gjakove

Partia e Drejtësisë, ka mbajtur tubim me qytetarët e Gjakovës, ku janë prezantuar dy kandidatët për deputetë nga kjo parti dhe është shpalosur programi politik për Zgjedhjet Parlamentare 2017.

Lideri i PD-së, Ferid Agani në fjalën e tij drejtuar qytetarëve të Gjakovës tha se janë në një periudhë kohore, e cila ka rëndësi të veçantë për shtetin.

“Partia e Drejtësisë në këtë periudhë parazgjedhore ka vendosur që të radhitët në një koalicion, i cili qytetarëve të vendit iu premton një ‘Fillim të Ri’, një fillim të shtetit në baza me të shëndosha me të cilat është duke funksionuar,” u shpreh Agani para qytetarëve të Gjakovës.

Agani theksoi se Partia e Drejtësisë, ka dhënë kontributin të fuqishëm në Ministrinë e Shëndetësisë dhe në Ministrinë e Mjedisit.

Kandidati për deputet në Kuvendin e Kosovës, Ardian Sejdiu, tha “Partia e Drejtësisë meriton të ngritët mbi sferën politike, është parti që meriton t’i jepet mundësia të flet në Kuvendin e Kosovës, për faktin se me mençurin programore i barazon politikat e shtetit dhe natyrisht se e orienton shtetin drejtë politikave efikase”

Ai tha se Kuvendi i Kosovës, domosdoshmërisht ka nevojë për Partinë e Drejtësisë dhe institucionet e Kosovës kanë nevojë për kuadro të PD-së.

Ndërsa, kandidatja për deputet nga radhët e PD-së, Mejreme Uka, në fjalën e saj drejtuar qytetarëve të shumtë të Gjakovës u zotua se do të jetë zë i fuqishëm, për t’i mbrojtur vlerat e qytetarëve, vlerat  kombëtare fetare, do të jetë në shërbim të qytetarëve që të kenë një të ardhme më të mirë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat