Ahmeti: Mos i votoni “Hejnat”

Gjakova

Ahmeti: Mos i votoni “Hejnat”

Më: 7 qershor 2017 Në ora: 19:18
Shpend Ahmeti

Nga Gjakova, kryetari i Prishtinës dhe kandidati për deputet, Shpend Ahmeti, u shpreh se po vjen “era fitore”. Entuziast nga atmosfera e fushatës dhe e Gjakovës, Ahmeti thumboi Hotin duke thënë se pajtohet me deklaratën e tij se ka ardhur koha për t’a çuar këtë qeveri të keqe, pjesë e të cilës ëshë vetë Hoti, në shtëpi. Kandidati për deputet u bëri thirrje qytetarëve që të mos votojnë për mashtruesit që duhet t’i quajmë rrenca dhe hajnat që e kanë lënë Kosovën me nivelin më të lartë të papunësisë në Evropë dhe nivelin më të lartë të korrupsionit në rajon. Ahmeti kujoi edhe deputetin Konjufca kur thotë për pushtetarët se “këta edhe postera antikorrupsion vjedhin.”

Ndërsa sukseset e qeverisje së Vetëvendosje në Prishtinë ai i rirenditi duke ripërsëritur se ato janë modeli që do të ndiqet për t’u siguruar qytetarëve shërbinet bazike dhe zhvillimin ekonomik. Në mbyllje të fjalës u ribëri thirrje qytetarëve për të votuar Lëvizjen Vetëvendosje për zhvillim, për barazi dhe për luftën kundër korrupsionit dhe krimit..

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat