LDK-ja pëson humbje në Gjakovë, rritet Vetëvendosja

Gjakova

LDK-ja pëson humbje në Gjakovë, rritet Vetëvendosja

Më: 14 qershor 2017 Në ora: 13:14
LDK

Në Gjakovë është koalicioni LDK-AKR-Alternativa, partia e cila ka shënuar një rënie të madhe, duke dalë e treta në këto zgjedhje.

Në zgjedhjet e vitit 2014, LDK dhe AKR kanë marrë 12,636 vota, derisa në vitin 2017 koalicioni  LAA ka marrë vetëm 8562 vota.

Lëvizja Vetëvendosje në Komunën e Gjakovës ka shënuar rritje, duke dalë e dyta në këto zgjedhje me 10,853 vota, derisa në vitin 2014 kishte 5984 vota.

Koalicioni PAN në zgjedhjet e mbajtura në vitin 2014 kishte 16,775 vota, derisa më 2017 janë marrë 14,982 vota. 

Image
Grafikoni
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat