Komuna e Gjakovës shpërndan pako ushqimore familjeve me kushte të rënda

Gjakova

Komuna e Gjakovës shpërndan pako ushqimore familjeve me kushte të rënda

Nga: B.S Më: 24 qershor 2017 Në ora: 15:28
Gjakovë

Në ditën e fundit të Ramazanit dhe në prag të festës së Fitër Bajramit, Komuna e Gjakovës ka shpërndar pako ushqimore për familjet me kushte të rënda ekonomike.

Ndërkohë, deri në orët e para të mëngjesit të sotëm ka vazhduar larja e rrugëve kryesore të qytetit, aksion ky që do vazhdoj gjatë muajve të verës.

Nga ana tjetër, me rastin e festës së Bajramit, Ndërmarrja Komunale Çabrati, ka vazhduar të bëjë pastrimin dhe prerjen e barit në varrezat e qytetit duke mirmbajtur kështu stazat e ecjes dhe hapsirat përcjellëse.

Gjithashtu, gjatë ditës së sotme kanë vazhduar punimet në ndërtimin e rrugës "Gjergj Fishta", "Bujar Roka" dhe shumë projekte tjera.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat