Dje në Gjakovë, u përkujtua Shën Pali e Shën Pjetri dhe u kremtua Jubileu i 50 i meshtarisë së don Anton Kçirës

Gjakova

Dje në Gjakovë, u përkujtua Shën Pali e Shën Pjetri dhe u kremtua Jubileu i 50 i meshtarisë së don Anton Kçirës

Nga: Lekë Mrijaj Më: 30 qershor 2017 Në ora: 09:36
Shën Pjetri e Shën Pali, apostuj

Dje me 29 Qershor 2017, në oborrin e Kishës së Shën Antonit në Gjakovë në një atmosferë të gëzueshme permës eukaristisë shënjte të kremtuar u perkujtua Shën Pali e Shën Pjetri, që të dy Apostuj të Krishtit të martirizuar për shkak të urrejtjes së njerëzve të asaj kohe ndaj përhapjes së Fjalës së Zotit. Apostulli Shën Pjetri ishte  i perzgjedhuri i vet Jezusit i quajtur edhe Pjetër Shkembi… ,mbi te cilin do të ndertohej vet Kisha e Tij , që do të thotë se ky apostull u  ba edhe zevëndesi i parë i vet Jezusit , nga vet Ai - Mesia pikërisht edhe nga këtu fillon hierarkia e Papëve të Kishës Katolike nder shekuj e shekuj, ndërsa Shën Pali përveçse ishte apostull ungjilltar, ai e kishte sjellur në Trojet Arbrore dritën e besimit të vertetë të vet  Krishtit, ashtu siq permendet edhe në ungjijt kishtar, ai kishte shtegëtuar në udhëtimin e tretë për në Ilirik, shtegëtim i nisur nga Selaniku…

Njëkohësisht po në këtë meshë shënjte u shënua edhe 50 vjetori i meshtarisë së don Anton Kçirës, prift i dënjë i Kishës katolike atdhetar e personalitet karizmatik i komunitetit shqiptaro–amerikan që do të thotë se sot për besimtarët katolik te kishës françeskane në Gjakovë e dioçezën tonë ishte vertetë një kremtim i dyfisht solemn e tejët i veçantë organizuar nga vet udhëheqësit e misionarët e bashkësisë së Kishës françeskane të Gjakovës.

Sot në Jubileun e 50 të meshtarisë se tij, kemi të bëjmë me një person që ka qenë dhe është bekim dhe vetëm bekim për vetveten, për kishën dhe kombin tonë, pikërisht ky personalitet për të cilin unë po shkruaj sot, ishte është dhe mbetet një ikonë e pamposhtur në historikun e Kishës, se Kosovës sonë të dashur njëkohësisht ai mbetet si një luftëtar konsekuent, një mendimtar i guximshëm, një katekist i shquar dhe një demokrat e patriot i zjarrtë me vlera gjithëperfshirëse. Vepra e tij është një shembull frymëzimi edhe për të tjerët në formimin e tyre me traditat e shquara të fesë dhe kombit shqiptar duke mbetë simbol i qëndresës së pamposhtur, i atdhetarit të zjarrtë, që kurdoherë me besimin e patundur tek Zoti, e Biri i Tij Jezusi i cili i siguroi vetës vendin e pamohueshëm në histori me besim në Zotin, e kombin ndaj ne si grigjë e pjesë e tij shpirtërore e kombëtare ndjejmë krenarinë që ai e udhëhoqi kauzën shqiptare në Kosovë e Amerikë, e rrugëtimin e saj drejt lirisë, pavarësisë e paqës në Kosovë dhe që e njohu atë me botën euroatlantike. Në ketë rrjedhë të ndritur të historisë shqiptare të shekullit të XX dhe XXI, veçojmë edhe veprën dhe 50 vjetorin e meshtarisësë atdhetarit të ndritur të fesë dhe kombit tonë. 

Image
Pamje nga mesha

Andaj është vet ky personalitet karizmatik i ciliashtu sikurse paradhesit e tij na mësoi se si duhet Kisha, urdhërat e Saj,e  atdheu, të cilin e mbajti të bashkuar si eterit e  tij të fesë e rilindasit kombëtar mu atherë kur i nevojitej më së shumti dhe na mësoj se si bashkohet forca për ta unifikuar e ndërtuar të nesërmen më të ndritur. Jubileu 50 vjeçar i këtij atdhetari e meshtari shembullor i gatoi situata mjaft delikate që në fëmijërinë e tij, për të vazhduar pothuajse gjatë dekadave të tëra dhe deri në ditët e sotme. Ky personalitet i gjallë rrjedh nga  një familje e paster dhe fisnike shqiptare, pikërisht figure e vënë nën driten e Krishtit, i cili gjatë këtyre 50 vjetëve të meshtarisë së tij gjithë jetën dhe veprën e vet ia ka kushtuar Zotit, kombit e grigjës. Aiu lind  në Gjakovë, më 17 qershor 1939, në kohën tamam kur shpertheu lufta e II botërore. Familja e prindi i tij ( i shkolluar para luftës së dytë botërore) Pashk Kçira, shpërngulet në Maqedoni për shkak të përndjekjes politike serbe aty menjëherë pas luftës së dytë botërore ku don Antoni endoqi dhe e kreu shkollën tetvjeçare,  dhe me pas vazhdoi e kreu Kolegjin Teologjik në Pazin të Kroacisë, diplomoi në fakultetin e filozofisë–drejtimin e teologjisë kishtare. Meshën e parë e celebroi në qytetin e tij të lindjes në Gjakovë më 2 Korrik 1967.Një muaj më vonë është emëruar nga ipeshkvi mons.dr. Joakim Herbut si ndihmës famullitar në kishën katolike shqiptare në Bistrazhin të Gjakovës. Pikërishtnë vitin ‘70, emërohet - transferohet meshtar në famullin e Gllogjanit në Lug të Baranit që është një hapësirë e cila në Veri shtrihet në mes rrjedhës së poshtme të Lumbardhit të Pejës (Bistricës së Pejës), në Jug Lumbardhit të Deçanit (Bistricës së Deçanit), dhe në Lindje me Drinin e Bardhë, ku gravitojnë fshatrat si Gllogjani dhe Nepolja, me popullatë shqiptare të komunitetit katolik. Nga viti ’67- 88 don Antoni, jo vetëm se u angazhua në rrafshin eukaristik e ndertimin e kishës së Gllogjanit, Gllaviçisës e Poterqit e infrastrukturave të tjera percjellëse mirpo ai mori guximin duke bashkpunuar e kordinuar me të gjithë pa dallim feje njëkohësisht s’bashku me imamin e fshatit të Baranit vizitonin familjet shqiptare të të dyja komuniteteve të asaj islame e katolike posaqe për festat e tyre. Don Antoni u angazhua në pajtimin e familjeve të hasmuara s’bashku me shumë veprimtarë tjerë arritën ti pajtojnë shumë familje të hasmuara.

Ndaj ra në sy të pushtetit okupues ish komunist serbo jugosllav dhe detyrimisht pa dashjën e tij në vitin ‘89, nga reprezaljet e tyre shovene e servilëve mbeshtetës të tjerë vendosi që të migroi në Amerikë, përkatësisht në Detroid ku edhe menjiherë e mori timonin drejtues të Kishës së Shën Palit.

 Ndertoj Kishen e Shën Palit në një sipërfaqe që sot ka një kapacitet e që mund të mbaj mijëra besimtarë pjesmarrës me ambijente të tjera percjellëse kulturore e sportive e infrastrukrua të tjera percjellëse të Kishës, Kishë që u ndihmua në ndertim edhe nga besimtarët shqiptarë të komunitetit vëlla islam të asaj zone. Njekohësisht falë kontributit të komunitetit e në mënagjim të tij shembullor d. Antoni ngriti edhe dy statuja të mëdha kombëtare e fetare në hyrje të Kishës së Shën Palit, në Warren afër Detroitit (Miçigan) vëndosi statujen e Misionarës së bamirësisë “Nënë Terezës” Nënë Shqiptare, Nënë Shqiptare  e cila u Lumnua me 19 tetor 2003 dhe u shënjterua ne  shtator 2016 në Bazilikën e Shën Pjetrit, në Vatikan dhe e vendosi statujën  Gjergj Kastriotit-Skenderbeut – Strateg - Legjendë e Atlet i Krishtit, statujë e cila u inagurua më 24 shtator 2006, në një ceremoni madhore  ku mori pjesë edhe presidenti ynë shqiptar z. Alfred Moisiu. I vlenë të thuhet se objekti i Kishës së Shën Palit, nga ajo kohë e deri mës sot është kthyer dhe ka mbetur një qendër e fuqishme kishtare, patriotike, atdhetare dhe kulturore, e njohur jo vetëm nga shqiptarët e Amerikës, por edhe nga shqiptarët brenda trojeve arbërore, europa e bota mbarë.

Don Antoni ka organizuar e mbeshtetur protesta mbarëkombëtare në Amerikë e Europë në mbeshtetje të të drejtës sonë shqiptare për liri, demokraci e pavarsi në shumë  raste ai ka mbajtur edhe fjalime të zjarrta para demonstruesve dhe mjeteve të informimit amerikan, kundër shtypjeve dhe krimeve të regjimit serb në Kosovë, ndaj popullit shqiptarë mbajti edhe tubime të tjera shkencore e kulturore ne nderim te atdhetarëve e klerikeve katolike dhe personaliteteve te tjera shqiptare. Siq permenden nga disa analist okularë ai ka marrë iniciativa të ndryshme në mbledhje të mjeteve financiare për ndihma Kosovës,  pikëisht ai ka mbledh edhe ndihma financiare edhe për Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, përmes fondit Vendlindja thërret,  si dhe ka bërë organizime dhe mobilizime te një numri të madh të vullnetarëve shqiptar - malësor, për të marrë pjesë nën ombrellën e Batalionit “Atlantiku”, për çlirimin e Kosovës në vitin 1999.

Andaj mesha e sotme madhore është bashkcelebruar nga françeskan e priftërinj - udhëhequr nga dr. don Prek Lazri, drejtor i “Radio Marisë” për Shqipëri, e percjellur nga mons. dr. don Lush Gjergji, z/Ipeshkëv i Dioçezës së Kosovës, don Anton Kçira, atdhetar e meshtar i devotshëm i kishës katolike në Kosovë e Amerikë, don Fran Sopi, famullitar i kishës së Pejës, pater Nue Kajtazi, guardian i Kishës Françeskane në Gjakovë, don Albert Jakaj, famullitar i kishës së Doblibarës, pater Lovro Gavran, don Marjan Uka, meshtar i kishës së Gllogjanit, don Marjan Uka, famullitar etj. 

Gjatë predikimit të tij dr. don Prek Lazri veç tjerash i pershkroj misionet dhe shtegetimet e këtyre dy apostujve deri në martirizim i cili siq tha ai se pa dyshim, të dy apostujt e Krishtit Shën Pali e Shën Pjetri janë një ndër figurat madhore e të rëndësishme të krishterimit pikërisht këta dy apostuj  u desh të bënin një udhëtim të gjatë në fe, për ta marrë kuptuar këtë të vërtetë. Andaj si  tha dr. don Preka, martirizimi i shenjtë i këtyre të dy apostujve e ka bërë këtë ditë të shenjtë për ne. Shën Pali ishte  shërbëtori i Krishtit, i thirrur për të qenë apostull, veçanërisht i caktuar për të kumtuar Ungjillin e Hyjit nëpër botë e trojet tona ndersa për Shën Pjetrin tha se edhe ky apostull e ka dëshmuar të vërtetën për Jezusin, pikërisht ai nga Mesia edhe kishte marr pergjigje duke i thënë: “E unë po të them: Ti je Pjetër – Shkëmb dhe mbi këtë shkëmb unë do ta ndërtoj Kishën time” … Mbi këtë shkëmb do ta vendosi fenë, të cilën ti e dëshmon (rresht biblik në ungjill )...  Njëkohësisht fare në fund të predikimit dr. don Preka tha se sot kremtojm edhe Jubileun 50 vjeçar të meshtarisë së don Antonit, ky meshtar luajti rolin e të dy apostujve, apostuj të të cilët i perkujtojm sot permes kësaj eukaristiesë shënjte, ndaj siq tha ai: E falenderoj Zotin për deshmin 50 vjeçare të tij, deshmi mesazhdhënese profetike që e prezentoj tek kisha e populli ynë ankend sherbimit të tij misonarik e atdhetar deri në ditët e sotme.

Ishte edhe pater Nue Kajtazi i cili fare në perfundimit të meshes ishte ai i cili e falenderoj dr.don Prekë Lazraj-n, i cili vertetë me punën e tij të shkelqyer në mision e medie është duke shpërndar e rrugëtuar me itinerarin e të dy apostujve Shën Palit e Shën Pjetrit.., pikërisht falenderoj edhe të gjithë meshtarët e tjerë në pjesmarrje të eukaristisë së sotme, veçanërisht ai e pergëzoj don Anton Kçirën për Jubileun e tij 50 vjeçar meshtarak, duke i uruar shëndet dhe plotë bekime hyjnore gjë qe u mirprit me duartrokitje të shumta nga besimtarët e këtij evenimenti madhor e solemn.

Edhe don Antoni pak sa me emocione pas meshës shënjte u prononcua duke thënë se e kujtoj at ditë të lumtur të shugurimit në vëndlinjën time në Gjakovë. Ishinato vite të arta meshtarake.Ai permendi sakramentin e shugurimit meshtarak, shugurim i bërë nga ipeshkvi i Shkupit dr. mons. Smiljan Qekada mu në ditën e e Shën Palit e Shën Pjetrit, ku merrnin pjesë mijëra e mijëra besimtar e meshtar të cilët në at kohë të viti 1967 kishin shtegëtuar nga  të gjitha viset shqiptare për të marr pjesë në shugurimin tim meshtarak.Merrnin pjesë edhe mons. Marjan Glasnoviq, famullitar i kishës së Pejës, don Dedë Ramaj, famullitar i Novosellës, mons. Nikollë Mini, famullitar i Prizrenit, don Mark Shiroka famullitar i Velezhës, pater Tvertko Ban famullitar i Gjakovës, pater Emanuell Klaiq, françeskan në Gjakovë, don Millorad Defar, famullitar i Bistazhinit.

Gjatë ceremonies së shugurimit pas leximeve litanive e lutjeve ishte koha e shugurimit kur e bërashtrirjen  për tokë, veprim që simbolizon se do jap jetën për këtë tokë. Ishte ipeshkvi i Shkupit dr. mons. Smiljam Qekada ai i cili me bëri lyrjen e duarve me vaj shugurues dhe më dha garderobën dhe të drejtën e plotë të  meshtarit  që do të thotë se pas lyrjes së duarve me vajin e shugurimit në vazhdim nga unë u celebrua mesha e parë. Njëkohësisht pas meshes u shtrua edhe një drekë solemne për nder të shugurimit tim nga françeskanët, ku merrnin pjesë edhe meshtarë të tjerë dhe pjestarë nga familja ime e ngushtë si nëna, babai, vëllau me familje, motra e cila kishte rrugëtuar nga New Yorku me fëmijët e saj  Lekën ( i cili tashmë është perfaqësues i bankës botërore për vëndet në zhvillim ) Marta dhe Kristina Kadeli ishin edhe tezët Gjina, Filipi Vera, Lajdja e Bernardina e tezja Luke me Fanin, Simon Shiroka me Netën. Isha meshtari i shtatë shqiptar ku pas meje nisi edhe plejada e re  siq vijon: Pater Hil Kabashi, don Mark Sopi ( ish-ipeshkëv i Kosovës), don Zef Gashi, don Nue Gjergji, don Lush Gjergji, don Aleksander Kola, don Gjergj Gjergji, don Prekë Jaku, don Gjergj Berisha, don Marjan Uka, don Franë Sopi, don Prekë Lazraj, don Lush Lazraj, don Kolë Thaqi, don Lenc Sopi, don Ambroz Uka, don Anton Nua, don Pashk Dani, don Mikel Sopi, don Lucian Avgustini ( ish-ipeshkëv i Sapës ), don Dodë Gjergji ( ipeshkev i dioçezës ), don David Gjugja, don Lush Sopi, don Agim Qerkini, don Marjan Dema, don Albert Dema,don Pren Kola, don Herbert Berisha, don Krist Gjergji, don Izak Doda, don Nikson Shabani, don Nue Ballabani etj etj. ( don. Antoni kerkon falje se pa qellim mund të jetë pervjedh ndonje gabim emrash)

Ne ceremonin e kesaj meshe të madhe solemne morën pjesë edhe shumë e shumë besimtarë të  Gjakovës, e të tjerë që kishin shtegëtuar nga Lugu i Drinit, mbarë Kosova, e Shqipëria për të marr pjesë në këtë eveniment të rëndësishëm eukaristik të perkujtimit të këtyre dy apostujve të Krishtit të Shën Palit e Shën Pjetrit, pikërisht në pjesmarrjën e shënimit të 50 vjetorit të meshtarisë së don Anton Kçirës, klerik i dënjë i Kishës katolike, atdhetar e personalitet i shquar i komunitetit shqiptaro – amerikan.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat