Mimoza Kusari-Lila: Nuk po e braktisi Gjakovën

Gjakova

Mimoza Kusari-Lila: Nuk po e braktisi Gjakovën

Më: 12 korrik 2017 Në ora: 02:48
Mimoza Kusari-Lila

Kryetarja e Alternativës dhe njëherit kryetarja e komunës së Gjakovës, Mimoza Kusari-Lila që ditë më parë e kishte bërë të ditur se do të lë postin e kryetares për atë të deputetes ka thënë se nuk po e braktis Gjakovën.

“Nuk është braktisje, Gjakova ka nevojë për mbështetje në nivelin qendror, unë di çfarë përpjekjesh kemi kaluar për të rehabilituar Gjakovën nga qeverisja e kaluar dhe për të siguruar se e njëjta qeverisje nuk do të përsëritet në nivelin qendror do të përfaqësojë qytetarët në Kuvend”.

Megjithatë Kusari-Lila që është e ftuar në Ballë për Ballë nuk ka treguar nëse do të rikandidojë për këtë pozitë në zgjedhjet lokale që do të mbahen në muajin tetor.

Por ajo ka thënë se qeverisja e deritanishme e Gjakovës ka qenë e mirë.

“Mandati është afërsisht dy muaj para fundit, prej muajit maj si kryetar komunash kemi cunguar ligjërisht një sërë vendimesh, projektet tjera janë në vazhdmiësi, mendoj që është një qeverisje lokale stabile me performancë të mirë”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat