Fillojnë punimet për ndërtimin e objektit të ri të Handikos-it

Gjakova

Fillojnë punimet për ndërtimin e objektit të ri të Handikos-it

Më: 12 korrik 2017 Në ora: 12:45
Vënia e gurthemelit për ndërtimin e objektit të ri për organizatën “Handikos”,

Është vënë sot gurë themeli për ndërtimin e objektit të ri për organizatën “Handikos”, objekt ky i cili do tu dedikohet personave me aftësi të kufizuara nga komuna e Gjakovës.

Në ceremoninë e vënies së gur themelit ka marrë pjesë edhe kryetarja e komunës së Gjakovës, e cila ka shprehur kënaqësinë e saj për fillimin e realizimit të këtij projekti, i cili është njëri ndër projektet e fituara në konferencën e donatorëve të cilën komuna e Gjakovës e pati organizuar në vitin 2014.  “Është një projekt i rëndësishëm dhe me ndjeshmëri të madhe për komunën e Gjakovës, pasi ne si komunë e kemi pasur planin për ndërtimin e këtij objekti qysh në vitin 2014, atëherë kur e patëm prezantuar edhe në konferencën e donatorëve. Sot kur edhe zyrtarisht po fillojmë ndërtimin e këtij objekti, jam tejet e lumtur sepse më në fund po e bëjmë realitet ëndrrën e këtyre njerëzve”, ka thënë kryetarja Kusari – Lila.

Ndërtimi i objektit të Handikos-it do të kushtojë në tërësi 250 mijë euro.  51 për qind e kësaj shume është siguruar nga organizata “Save the Children”, ndërsa 49 për qind nga komuna e Gjakovës, e cila po ashtu e ka ndarë edhe parcelën për ndërtim. Sipas kompanisë që do ta ndërtojë objekti, plani dinamik është 70 ditë, prandaj pritet që objekti të jetë i gatshëm në fund të muajit shator.

Ndryshe, kryetarja e komunës së Gjakovës Mimoza Kusari – Lila ka bërë të ditur se ngjitur me këtë objekt, komuna e ka ndarë truallin edhe për ndërtimin e një tjetër objekti i cili do tu dedikohet personave me dëgjim dhe të shikim të dëmtuar. Me këtë, kryetarja Kusari – Lila ka konfirmuar se komuna e Gjakovës mbetet e vendosur për krijimin e kushteve më të mira për kategoritë e margjinalizuara në komunën tonë. 

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat