Vrasja në Jahoc, e pame e varrim i përbashkët

Gjakova

Vrasja në Jahoc, e pame e varrim i përbashkët

Më: 17 korrik 2017 Në ora: 20:30
Gjykata Gjakovë

Një e pame e vetme është hapur në fshatin Jahoc për vrasjen e K.Memajt e P.Memajt.

Që të dy janë vrarë pasditen e së dielës ku njëri shtiu në drejtim të tjetrit e më pas qëlloj edhe veten.

Për tragjedinë e cila ende nuk është sqaruar në plotëni nga organet e rendit familja Memaj ka hapur të pame. Aty nuk dëshirojnë të flasin për ngjarjen përpos faktit se janë në pritje të varrimit të familjarëve të tyre.  Dy të vrarët e përfshirë në konflikt janë djem axhe dhe familja tashmë ka hapur një të pame.

Edhe varrimi do jetë i përbashkët” ka thënë një familjarë i të ndjerëve. Të tjerët nuk dëshirojnë të flasin për ato çfarë ndodhën pasditen e së dielës.

Policia e cila është duke e hetuar rastin ende nuk ka dhënë ndonjë sqarim të qartë për motivet e incidentit përpos konfirmimit se janë duke e hetuar rastin policia nuk ka dhënë detaje të tjera gjatë të hënës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat