Aderime në degën e PDK-së në Has

Gjakova

Aderime në degën e PDK-së në Has

Më: 25 korrik 2017 Në ora: 19:31
Ramadan Hoti

Dega e PDK-së në Has të Gjakovës, ka zhvilluar disa aktivitete, të cilat kanë rezultuar me aderime të reja.

Siç bënë të ditur Ramadan Hoti, kryetar i kësaj dege, duke iu falënderuar rinisë, është arritur që të formohen edhe tre nëndegë të Rinisë Demokratike në Has të Gjakovës.

Dega e PDK-së në Has të Gjakovës, e ka përkrahur këtë vullnet të rinisë demokratike në Has dhe së bashku do të mundohemi t’i sjellim Hasit dhe rinisë së Hasit, projekte në të mirë të hasjanëve në përgjithësi.

“Ju shumë e dashur rini, gjithmonë do të jeni forca dhe motivi ynë, që së bashku me ju, me kryesinë e degës së Hasit dhe lidershipin e partisë demokratike, do ta japim kontributin më të sinqertë, për një të ardhme perëndimore sepse besimi i juaj, në partinë demokratike të Kosovës, është përgjegjësi dhe obligim për ne.

Gjithmonë do të jemi falënderues dhe mirënjohës, që përkrahja e juaj asnjëherë nuk ka munguar për partinë demokratike të Kosovës, ju jeni ata që na keni vlerësuar dhe do të na vlerësoni gjithmonë drejtë”, ka thënë Ramadan Hoti.

Nëndegët e formuara:

1.Nëndega e Rinisë Demokratike prej 11 natareve në fshatin Gërqinë:

Kryetarë - Nazmi Berisha,

nënkryetarë- Kushtrim Gjuraj,

sekretarë- Almir Mahmutaj.

2. Nëndega e Rinisë Demokratike prej 11 anëtarëve në fshatin Damjan në lagjen eRamahmatëve:

Kryetarë – Erolind Demiri,

Nënkryetarë- Valon Et’hemi,

Sekretarë: Drilon Thaqi.

3. Nëndega e Rinisë Demokratike prej 9 anëtarëve në fshatin Ujz:

Kryetarë- Qlirim Gashi,

nënkryetarë- Arianit Korpali,

sekretarë- Albert Sadria.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat