U mbajt mbledhja e gjashtë e asamblesë komunale në Gjakovë

Gjakova

U mbajt mbledhja e gjashtë e asamblesë komunale në Gjakovë

Më: 28 korrik 2017 Në ora: 15:48
Pamje nga mbledhja

Asambleja Komunale sot ka mbajtur mbledhjen e gjashtë me radhë, të cilën e ka kryesuar Luan Gola, ndërsa ka marrë pjesë edhe nënkryetari i komunës Armend Vokshi.

Në këtë seancë fillimisht është debatuar lidhur me Raportin e Auditimit për të dhënat financiare të Komunës së Gjakovës për vitin 2016. Asambleistët në diskutimin e tyre kanë bërë vërejte por edhe sygjerime që të rritet niveli i përmirësimit të të gjeturave nga Auditori i jashtëm në raportin financiar të vitit 2016. Kryesisht është kërkuar realizim më i mirë dhe planifikim më të saktë të buxhetit komunal, pastaj vërejtje në mos realizimin e projekteve kapitale, por gjithashtu është theksuar që ka pasuar ngritje të buxhetit nga pagesa e tatimit në pronë. Në këtë diskutim janë cekur edhe disa të gjetura tjera për të cilat drejtori i Drejtorisë për Buxhet dhe Financat Teki Shala, ka dhënë sqarime dhe shpjegime konkret lidhur me te gjitha të metat që janë  vrenjtur nga ana e Auditorit të Përgjithshëm.

Në mbledhjen e sotme asambleistët kanë shtyrë për shqyrtim në mbledhjen e radhës dy pika të tjera të rendit të ditës që kishin të bëjë me raportin vjetor të punës së Ndërmarrjes Publike Komunale KRM “Çabrati” dhe të Ndërmarrjes Publike Komunale Stacioni i Autobusëve në Gjakovë.

Ndërsa, asamblistët më vota të tyre prej 21 sish nuk e kanë aprovuar shpalljen interes Publik të parcelës kadastrale ndërtimore me numër 5797-0 – lokacion mbrapa Hotel Pashtrakut. 

Në kuadër të kësaj mbledhje është formuar edhe paneli përzgjedhës  për zhvillimin të procedurave për zgjedhjen e anëtarëve të Komitetit Komunal për mbrojtje të mjedisit.   

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat