Vihet gurthemeli i Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Gjakovë

Gjakova

Vihet gurthemeli i Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Gjakovë

Më: 9 gusht 2017 Në ora: 19:11
Vënien e gurthemelit të kësaj qendre e bëri ish-kryetarja e Gjakovës, Kusari-Lila së bashku me nënkryetarin e kësaj komune, Armend Vokshin.

Sot është vë gurthemeli i Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Gjakovë, i cili është një nga projektet e paraqitura në konferencën e donatorëve nga ish-kryetarja e Komunës së Gjakovës, Mimoza Kusari-Lila.

Vënien e gurthemelit të kësaj qendre e bëri ish-kryetarja e Gjakovës, Kusari-Lila së bashku me nënkryetarin e kësaj komune, Armend Vokshin si dhe të parin e shëndetësisë dhe mirëqenies sociale në Gjakovë, Basri Komonin.

Armend Vokshi, nënkryetar i komunës së Gjakovës tha se ky është një projektet i paraqitura në konferencën e donatorëve nga ish-kryetarja e Komunës së Gjakovës, Mimoza Kusari-Lila.

Vokshi: Sot vëmë gurthemelin

“Sot jemi në gurthemelin, apo fillimin e punimeve të Qendrës së re, vlera e së cilës është 802000 euro, projekt që financohet nga Ministria e Shëndetësisë,

Ish-kryetarja e komunës së Gjakovës, tashmë deputete në Kuvendin e Kosovës, Mimoza Kusari-Lila u shpreh e lumtur që synimi i tyre për zhvendosjen e kësaj qendre në një lokacion tjetër më të përshtatshëm po bëhet realitet.

Kusari-Lila: Për ne ka qenë shumë me rëndësi prej ditës së parë

“Është një ndjenjë e mirë, që një punë shumëvjeçare po kurorëzohet me sukës. Për ne ka qenë shumë me rëndësi prej ditës së parë, që të bëhet dislokimi i Qendrës së Mjekësisë Familjare, pasi është një objekt shumë i vjetër që ka mbi 50 vite, pasi ka shumë probleme infrastrukturore”, tha Kusari-Lila.

Ndërkaq, drejtori për shëndetësi dhe mirëqenie sociale, Basri Komoni tha se objekti i ri i Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare do të sjellë shërbime më të mira për pacientët. Projekti për ndërtimin e këtij institucioni shëndetësor financohet nga Ministria e Shëndetësisë, si rezultat i marrëveshjes që është arritur me Kuvendin Komunal të Gjakovës. Prezentë në fillimin e punimeve, ishin edhe përfaqësues nga Klubi Rotarian Ndërkombëtar, të cilët sipas Kusari-Lilës janë treguar të gatshëm të ndihmojnë me furnizim të kësaj qendre me mjete të nevojshme.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat