Fermerëve të Gjakovës u shpërndahen motokultivatorë

Gjakova

Fermerëve të Gjakovës u shpërndahen motokultivatorë

Më: 11 gusht 2017 Në ora: 07:51
Mtokultivatorë

Drejtoria për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural në komunën e Gjakovës, sot do të bëjë shpërndarja e 25 motokultivatorëve të dorës për 25 fermerë përfitues të këtyre pajisjeve.

Sipas njoftimit të komunës, kjo po bëhet në kuadër të skemës së subvencioneve.

Vlera totale e projektit është 8 mijë euro, prej tyre 6. 400 kontribut i komunës dhe 1.600, kontribut i fermerëve përfitues.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat