Kusari-Lila arsyeton rikandidimin në Gjakovë

Gjakova

Kusari-Lila arsyeton rikandidimin në Gjakovë

Më: 21 gusht 2017 Në ora: 22:17
Mimoza Kusari Lila

Kryetarja e Alternativa për Kosovën, Mimoza Kusari Lila ka vendosur të rikandidojë për kryetare të Gjakovës, ani pse nga ky post dha dorëheqje muaj më parë për të marrë postin e deputetes së Kuvendit të Kosovës.

Kusari Lila thotë se janë shumë projekte që dëshiron t’i finalizojë.

Derisa situatën politike në nivel qendror e sheh të komplikuar ajo thotë se nga mbledhja e fundit e AKR-së u dha edhe një mesazh për koalicionin të cilit i takon partia e saj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat