Në aeroportin e Gjakovës nesër do të mbahet ushtrimi fushor “Mascal”

Gjakova

Në aeroportin e Gjakovës nesër do të mbahet ushtrimi fushor “Mascal”

Më: 23 gusht 2017 Në ora: 22:04
Aeroporti i Gjakovës

Agjencia për Menaxhim të Emergjencave e Ministrisë së Punëve të Brendshme, si koordinator qeveritar për menaxhimin e fatkeqësive natyrore dhe fatkeqësive tjera, me përkrahjen dhe asistencë nga KFOR-i dhe pjesëmarrjen e institucioneve vendore dhe ndërkombëtare do të zhvillojnë ushtrimin fushor “MASCAL”, me skenar rrëzimin e një aeroplani komercial, ku si pasojë ka lëndime në masë.

Njoftohet se ky ushtrim do të testojë zbatueshmërinë e dokumenteve bazë për menaxhimin emergjent në Republikën e Kosovës, si dhe gatishmërinë e institucioneve vendore dhe ndërkombëtare prezent në Kosovë, për reagim dhe koordinim gjatë incidenteve të karakterit vendor.

Ushtrimi do të mbahet nesër më 24 gusht, në aeroportin e Gjakovës dhe do të filloj në orën 9:00.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat