Ermeni i LDK-së: Do ta luftojmë korrupsionin e mafinë urbane

Gjakova

Ermeni i LDK-së: Do ta luftojmë korrupsionin e mafinë urbane

Më: 22 shtator 2017 Në ora: 21:33
Bekim Ermeni

Kandidati i LDK-së për Gjakovën, Bekim Ermeni ka thënë se plani i tij strategjik për Gjakovën mbështet në disa parime.

“Këto janë disa nga parimet strategjike në të cilat bazohet plani ynë: Qeverisje e ndershme, llogaridhënia dhe transparenca, fuqizmi i gruas në vendimmarrje, mbështetja e projekteve rinore etj”, ka thënë Ermeni, në “Debat D” në RTV Dukagjini.

Ai është zotuar se do ta luftojnë korrupsionin, nepotizmin e të gjitha dukuritë e tjera negative.

“Do të punojmë dhe luftojmë me forcë korrupsionin, nepotizmin, mafinë urbane dhe të gjitha devijimet që eventualisht ndodhin dhe ndikojnë në raportin qeveri-qytetarë”, tha Ermeni.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat