“Unë ha sallat në zyre – Pali mish në restorant”

Gjakova

“Unë ha sallat në zyre – Pali mish në restorant”

Më: 22 shtator 2017 Në ora: 22:54
Mimoza Kusarit-Lilaj dhe Pal Lekaj

18 mijë e 800 euro ishin akuzat që kundër kandidatët e Mimoza Kusarit-Lilaj, akuzonin se ka harxhuar që nga janari i këtij viti për dreka dhe darka, kryetaren e komunës së Gjakovës.

Kusari Lilaj ka kundërshtuar akuzat. Ajo ka thënë se këto letra janë lexuar gabimisht, sipas saj deklarimet për dreka dhe darka kanë qenë të llogaritura për të gjitha kategoritë, shkruan Insajderi.

E, Kusari-Lilaj si shembull për t’iu treguar të kundërtën morri një anekdotë të një taksisti ku në të përfshiu drekën e saj me “sallat” me atë me “mish” të ish-kryetarit të Gjakovës, Pal Lekajt.

“Dua me ta tregu një anekdotë të një perceptimi të një taksisti që nuk jeton në Gjakovë por ka sjellë klient rastësisht. Kur e kanë pyetur a e ke vërejte ndryshimin në Gjakovë ai ka thënë se ndryshimin nuk e ka vërejte por një gjë ma tregun në një restorant  kur e porositë ushqimin kjo porositë një sallatë dhe e pagunë vetë dhe ja dërgojnë në zyre se nuk vjen me e hangar këtu. Ndërsa ai para saj ardhke këtu dhe e hante dreken me mish dhe faturën u dashke me ja dërgua komunës”, ka thënë Kusari në RTV Dukagjini.

Pas kësaj debati vazhdojë me replika të kundër kandidatëve të Kusarit për të parin e Gjakovës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat