Gjini: Na ka ardhur një shans që Gjakovën ta dërgojmë drejt zhvillimit

Gjakova

Gjini: Na ka ardhur një shans që Gjakovën ta dërgojmë drejt zhvillimit

Më: 25 shtator 2017 Në ora: 18:41

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj tha sot në Gjakovë tha se kandidati i AAK-së për kryetar Ardian Gjini është i duhuri për këtë komunë n dhe se tani është një moment që munden këtë qytet ta dërgojnë përpara.

Haradinaj tha se Gjini do të fitojë në raundin e parë Gjakovën, por që tha se do t’i dal punë për t’i zbatuar të gjitha projektet që janë në interes të qytetarëve të kësaj komune.

Haradinaj: Rrugën që vjen nga Klina e këtu katër trakësh

“Të gjitha projektet infrastrukturore  që i kemi folur që janë kapitale, nuk janë projekte të vogla e kanë me ndodh në afat rekord. Kemi biseduar me ministrin për rrugën që vjen nga Klina e këtu katër trakëshe, Pali ma la mua ekskluzivitetin por e kemi biseduar, kam shkuar me këtë temë kam kërkuar që kjo temë të trajtohet menjëherë në prioritet ndër veprat e para që do të ndodh. Pastaj, i kemi shtretërit e lumenjve, i kemi të gjitha ato diga që janë menduar dhe që janë të nevojshme. I kemi të gjitha ato veprime që do ti ndërmarrim për sektorin privat që janë shumë të nevojshme, kërkesat që vijnë nga arsimi, shëndetësia. Nuk besoj që më do të hasni në vështirësi”, tha Haradinaj.

Kandidati për kryetar të Gjakovës nga AAK, Ardian Gjini, u shpreh i bindur se do të fitojë komunën e Gjakovës dhe kështu ai tha se së bashku me qytetarët do të punojë për të bërë qytetin e Gjakovës më të mirë.

Ai tha se ju ka ardhur një shanc shumë e mirë për ta dërguar Gjakovën drejt zhvillimit, e sipas tij garanc për këtë ai e ka kryetarin e AAK-së, që njëherësh është edhe kryeministër i vendit.

Gjini: Garanc se i kemi dyert çel është vetë kryeministri i Kosovës Haradinaj

“Kësaj radhe e kemi një farë shance me siguri me gjenerata e gjenerata kemi harruar kur e kemi pasur kësi soji. E kemi një shancë të jashtëzakonshme me bë jetën tonë më të mirë, me bë komunën tonë më të mirë, me bë më të mirë qytetin. Qysh thash në fillim me respektua më shumë njëri tjetrin dhe secili prej nesh mu ndje më mirë. Unë çka dua të them është që krejt çka kemi me bë prej ditës kur kryhen zgjedhjet edhe po ju kallxoj që kemi me fitua. Prej asaj dite për çdo ditë kemi me qenë bashkë me njëri tjetrin se të gjithë bashkë kemi me bë komunën tonë më të mirë, nuk e bënë një njeri, nuk e bëjnë dy njerëz por e bëjmë të gjithë. Garancë se i kemi dyert qelë edhe kemi shumë energji mbrapa shpinës është vetë kryeministri i Kosovës Haradinaj, i cili gjithmonë prej cilit do kapacitet, prej çfarë do pozite e ka pas një konsideratë dhe një vëmendje të shtuar për Gjakovë”, tha ai.

Mbështetje për kandidatin e AAK-së për kryetar të komunës së Gjakovës ka dhënë edhe ish kryetari i kësaj komunë Pal Lekaj, që tashmë është ministër i Infrastrukturës.

Ai tha se nuk do të lënë segment pa investuar duke filluar nga punësimi, infrastrukturë, shëndetësi dhe arsim.

Lekaj: Nuk do të lënë segment pa investuar

“Ndryshimi ka filluar me marrjen e përgjegjësisë të kryeministrit të Kosovës z.Haradinaj, por do të fuqizohet me marrjen e përgjegjësisë së kryetarit të komunës z. Gjini. Ju them që ne do të jemi afër jush në çdo segment të jetës që të ju lehtësojmë shërbimet që të ju mbështesim fuqishëm dhe këtë dhuratë që ne do të jua themi sot është garancion kryeministri i Kosovës që nuk do të lëmë segment pa investuar në Komunën e Gjakovës. Duke filluar në punësim, duke filluar në infrastrukturë, në shëndetësi, në arsim dhe gjithë ajo që quhet mirëqenie sociale”, tha ai.

Në këtë tubim u kërkua edhe mbështetje për asamblistët e kësaj partie, ku kandidati për kryetar të Gjakovës Ardian Gjini, tha se është lista më e mirë që Gjakova ka pasur ndonjëherë.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat